×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës mbështet çdo vendim të Bordit dhe Aksionarit

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Përmes një komunikatë për media, Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës – SPP/TK, thekson se mbështet çdo vendim të Bordit dhe Aksionarit.

    “Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës me vëmendje dhe shqetësim të madh po përcjell zhvillimet e fundit për dhe rreth Telekomit të Kosovës, por me theks të veçantë relacionet dhe vendimarrjet ndërmjet Bordit dhe Qeverisë”, thuhet në njoftim.

    Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës prej ditës së parë i ka dhënë mbështetje të parezervë Bordit të Përkohshëm të emëruar nga Qeveria dhe pas disa takimeve të zhvilluara u kemi bërë më dije se çdo veprim i tyre në dobi të kompanisë, do ta ketë përkrahjen e pakursyer nga ana jonë.

    Prandaj çdo vendimarrje e këtij Bordi, i cili e ka pasur prej fillimit përkushtimin profesional për punë, për ne si SPP-TK, është vendim plotësisht legjitim.

    Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës bën të ditur se qëndron larg inteferimeve politike, ndërsa sa i përket dorëheqjeve të fundit në Telekom dhe emërimevetë reja, ato nëse janë aprovuar dhe legjitimuar nga ana e Bordit të Telekomit – për këtë arsye për ne si SPP-TK janë në harmoni të plotë me ligjin dhe si të tilla gëzojnë përkrahjen tonë të plotë.

    Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës e përkrah çdo vendim që vjen nga Aksionari dhe Bordi që është në të mirë të të drejtave të punëtorëve dhe të ecurisë strategjike të kompanisë.

    Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës edhe më heret ka paralajmëruar se çdo tentim që të cenohet stabiliteti financiar, mirëqenia e punëtorëve si dhe ndërhyrjet politike të grupeve të ndryshme të interesit – janë në dëm të kompanisë sonë dhe të rimëkëmbëjes së saj në këto kohë të vështira pandemike, thuhet komunikatën e SPP/TK-së të nënshkruar nga kryetar Muhamet Xhemajli.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, në një prononcim për Front Online, ka kritikuar qeverinë për sic tha ai...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të konsiderohet ndër më të...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.