×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e RTK-së i shkruan letër Kuvendit në ditën e punëtorëve

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Sindikata e Punëtorëve e RTK-së iu është drejtuar me anë të një letre Kuvendit të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Punës.

    Në këtë letër nga sindikata kanë shkruar se kushtet e punës në RTK po vazhdojnë që të përkeqësohen cdo ditë.

    “Në këtë ditë, Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka shumë arsye të protestojë dhe një gjë të tillë edhe kemi pasur në plan, por për shkak të situatës me Covid-19, ne po ju drejtohemi me këtë letër në shenjë proteste. Të nderuar deputetë, ne kemi pritur nga kjo legjislaturë të përmirësojë kushtet e punës, të ndërtohet objekti i ri i RTK-së, të miratohet ligji i ri i RTK-së, i cili parasheh financim të përhershëm e të pavarur dhe po ashtu cakton lartësinë se sa duhet të ketë buxhet Transmetuesi Publik në vend. Para disa javësh, Qeveria e Kosovës, në projektbuxhetin e saj e vështirësoi edhe më shumë punën e Transmetuesit Publik duke ia ulur buxhetin RTK-së afër dy milionë e gjysmë, buxhet që edhe ashtu nuk i plotësonte nevojat për të funksionuar RTK-ja. Ju sugjerojmë t’i shihni mediumet publike në vendet fqinje sa e kanë buxhetin vjetor dhe sa e ka Transmetuesi Publik në Kosovë e sidomos me uljen që iu bë para një muaji”, shkruhet në letër.

    Nga Sindikata iu kanë bërë thirrje deputetëve të rishikojnë këtë vendim, që të kthehet buxheti për RTK’në.

    “Ju bëjmë thirrje deputetëve që menjëherë ta rishikojnë këtë vendim dhe të kthehet lartësia e buxhetit të RTK-së, ashtu siç parashihet me ligjin aktual të RTK-së. Në të kundërtën, me lehtësimin e masave nga Qeveria e Kosovës do të fillojmë me protesta pasi rrezikohet funksionimi i RTK-së dhe ekzistenca e punëtorëve në RTK, e të cilët në çdo kohë, pavarësisht rrethanave, janë të angazhuar për të informuar publikun e gjerë kosovar dhe jo vetëm.

    I bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më parë ta trajtojë çështjen e RTK-së dhe të plotësohen kërkesat e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së”, kanë shkruar në letër.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.