×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Simptomat më zgjatën me muaj”, shkencëtarja: Pse është i rëndësishëm testimi në masë

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Debbie Bogaert, The Guardian

    Si një shkencëtare dhe një mjeke mendoj që koronavirusi është një sfidë profesionale që mund të jetë e fundit në karrierën time. Sidoqoftë, unë nuk isha e përgatitur që virusi të bëhej një nga sfidat e mia më të mëdha personale.

    Gjatë fazave të para të shpërthimit, unë kisha simptoma të ngjashme me Covid-19. Megjithëse isha e shqetësuar se kjo mund të pengonte aftësinë time për të kontribuar në betejën kundër Covid, gjithashtu kisha parashikuar që do të rikthehesha në punën tim brenda një ose dy javësh. Sa gabova!

    Unë isha ajo pacientja që në fillim kisha simptoma të buta, por që me kalimin e kohës simptomat do të përkeqësoheshin. Studimi rreth simptomave të Covid, nga King ‘s College në Londër, ka zbuluar se 10% e pacientëve me Covid raportojnë se kanë simptoma për të paktën tre javë. Çuditërisht, këta 10% pacientë janë ë të rinj. Shumica kanë raportuar se kanë qenë më parë të shëndetshëm dhe kanë pasur  simptoma relativisht të buta në fazën fillestare të sëmundjes. Por ata vazhdojnë të përjetojnë simptoma të tilla si lodhje, dhimbje koke, kollë, gulçim, dhimbje në gjoks, rritje të rrahjeve të zemrës dhe simptoma gastrointestinale dhe neurologjike për javë ose edhe muaj pas simptomave fillestare.

    Unë ende kam probleme me mushkëritë, dhe  si mjeke dhe shkencëtare e vuaj mungesën e njohurive më shumë rreth kësaj  gjendje. Sidoqoftë, siç vihet re në rastet më të rënda, virusi mund të shkaktojë probleme të sistemit të dobët imunitar duke çuar në inflamacion të vazhdueshëm në të gjithë trupin, i cili mund të zgjasë edhe pas shërimit nga koronavirusi. Një alternative tjetër, siç është se pas pneumonisë bakteriale, koronavirusi shkakton dëme më të mëdha të mushkërive, zemrës dhe sistemeve të tjera të organeve sesa nga simptomat fillestare, dhe kërkon më shumë kohë për t’u shëruar.

    Derisa të kemi njohuri mjekësore dhe shkencore, profesionistët e kujdesit shëndetësor nuk do të jenë në gjendje të trajtojnë disa pacientë që kanë simptoma të vazhdueshme. Krijimi i klinikave speciale për të mbledhur të dhëna në  mënyrë sistematike do të lejonte zhvillimin e shpejtë të udhëzimeve për diagnostikim, trajtim, me fokus stimulimin, rikuperimin dhe parandalimin e zhvillimit të problemeve kronike.

    Megjithëse shumë persona kanë raportuar  se nuk kanë marrë ndonjë ndihmë mjekësore gjatë kohës që kanë qenë të sëmurë. Të tjerë kanë raportuar se profesionistët e kujdesit shëndetësor, kanë gabuar në diagnostikimin dhe dhënien e këshillave mjekësore. Për të mbështetur kërkimin dhe për të informuar profesionistët e kujdesit shëndetësor, një grup kërkimor ndaj Covid-19 në SHBA ka mbledhur informacione në lidhje me shpërndarjen e informacionit në mënyrë sistematike.

    Këtu theksohet rëndësia e testimit e  të gjitha rasteve të mundshme në komunitet, madje edhe ato me simptoma të buta, për të zbuluar rastet me Covid-19. Duke pasur parasysh që ne nuk e dimë akoma kush mund  të zhvillojë komplikime afatgjata, një diagnozë  mund të ndihmojë mjekët të veçojnë pacientët me probleme të mundshme shëndetësore afatgjata të shkaktuara nga Covid-19 nga pacientët me sëmundje të tjera të shkaktuara nga inflamacioni, të cilat, nëse nuk klasifikohen si duhet, mund të çojnë në probleme  afatgjata.

    Në gjashtë muajt e fundit, Covid-19 ka pësuar shumë ndryshime, së pari ka shkaktuar një ngarkesë të lartë dhe të rëndë të pacientëve me sëmundje akute që kërkojnë kujdes të gjatë dhe intensiv; e dyta është e lidhur me një sindromë të rrallë, por potencialisht e rëndë te fëmijët që ngjasojnë me sëmundjen Kawasaki; dhe së treti shfaqet si një sëmundje e zakonshme midis të rriturve  të shëndetshëm. Ky virus nuk është njësoj si një grip i thjeshtë. Prandaj ne duhet të përpiqemi ta mbajmë nën kontroll koronavirusin sa më shumë që të jetë e mundur, madje duhet të përpiqemi ta eliminojmë derisa të kemi një vaksinë gati.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.