Mbytja e një pushuesi 73-vjeçar nga Kosova mbrëmjen e së premtes te Shkëmbi i Kavajës kthen vëmendjen te rëndësia e sigurisë dhe roli i vrojtuesve dhe shpëtuesve të jetës në plazhe.
Ky vrojtues plazhi thotë se në këtë periudhë është shumë e rëndësishme që të bëjnë kujdes fëmijët dhe moshat e treta, për të cilët rekomandon plazhin në orët e paradites dhe pasdites.
Shqetësim i mbartur edhe nga sezonet e kaluara është mungesa e baywatch-eve në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Instruktori i vrojtuesve të plazhit, Studim Hysa tregon se është përgjegjësi e pushtetit vendor dhe subjekteve që të pajisin plazhet me vrojtues dhe aty ku nuk ka.
Masat e sigurisë ne plazhe janë një detyrim ligjor për subjektet që ofrojnë shërbim në bregdet, po dhe për autoritetet përkatëse ligjzbatuese, që duhet të kontrollojnë respektimin e masave që rrisin sigurinë gjatë pushimeve dhe shpëtojnë jetët në det.

Të tjera
-
18:19 | 06 Korrik 2022
-
18:16 | 06 Korrik 2022
-
18:10 | 06 Korrik 2022
-
18:06 | 06 Korrik 2022
-
18:05 | 06 Korrik 2022
-
17:59 | 06 Korrik 2022
-
17:54 | 06 Korrik 2022
-
17:50 | 06 Korrik 2022
-
17:49 | 06 Korrik 2022
-
17:49 | 06 Korrik 2022
-
17:48 | 06 Korrik 2022
-
17:47 | 06 Korrik 2022