×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Sigal Uniqa Group Austria” lider në tregun e sigurimeve në Kosovë

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Kompania e sigurimeve “Sigal Uniqa Group Austria” edhe më tutje vazhdon të  mbetet lider në tregun e sigurimeve në vendin tonë. Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se kjo kompani prin si për nga shuma e primit të shkruar, po ashtu edhe për nga pagesa e dëmeve.

    Në të gjitha parametrat e matjeve nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës shihet se kompania e sigurimeve “Sigal Uniqa Group Austria” prin dukshëm, duke u shndërruar kështu në lider në tregun e sigurimeve në vendin tonë.

    Gjithashtu, kompania e “Sigal Uniqa Group Austria” tashmë prin edhe sa i përket procesit të digjitalizimit thuajse te të gjitha produkteve që ajo ka në dispozicion për qytetarët.

    Sipas të dhënave zyrtare gjatë 7 muajve të parë të vitit “Sigal Uniqa Group Austria” nga shitja e policave të detyrueshme ka krijuar të hyra prej 3,553,128 euro, deri sa nga shitja e policave vullnetare ka arritur të siguroj të hyra prej 3,830,099 euro. Sa i përket ndarjes së tregut kompania e sigurimeve “Illyria” zë vendin e dytë, kompania e sigurimeve “Sigma” renditët në vendin e trete, në vendin e katërt renditet kompania “Eurosig” në vendin e pestë “Scardian”, “Elsig” renditet në vendin e gjashtë, ”Prisig” në vendin e shtatë, “Dukagjini” në vendin e tetë, “Siguria” në vendin e nëntë, “Kosova e Re” në vendin e dhjeftë si dhe “Sigkos” në vendin e njëmbëdhjetë.

    Deri sa në anën tjetër sa i përket vlerës së dëmeve të paguar gjatë shtatë mujorit të parë të këtij viti, po ashtu “Sigal” prin me 3,525,653 euro, nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka një rritje të pagesës së dëmeve sivjet prej 29.16 %, në vendin e dytë sa i përket pagesës së dëmeve  hyn Byroja Kosova e Sigurimeve me 3,326,376 euro, apo- 17,65 % më pakë në raport me shtatë mujorin e parë të vitit 2019, në vendin e tretë hyn “Illyria” me 2,672,192, në vendin e katërt “Insig”, në vendin e pestë “Eurosig”, në vendin e gjashtë “Scardian”, “Sigma” në vendin e shtatë”. “Siguria” në vendin e tetë, “Prisig” në vendin e nëntë “Kosova e Re” në vendin e dhjetë, “Elsig” në vendin e njëmbëdhjetë, “Dukagjini” në vendin e dymbëdhjetë si dhe “Sigkos” në vendin e trembëdhjetë.

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Mars 2025
    Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe çmime të larta të perimeve. Domatet, specat dhe trangujt – dikur ushqime...
    Ekonomi08 Mars 2025
    Administrata Tatimore e Kosovës tha se ka mbledhur 184.3 milionë euro tatime për periudhën janar-shkurt 2025. “Viti i kaluar ishte një vit...
    Ekonomi06 Mars 2025
    Binance, lider global në industrinë e kriptovalutave, feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas me një seri eventesh të organizuara në mbarë botën. Këto...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializura. Klan Kosova.tv, ka mësuar se vizita është...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.