×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Si të dilet jashtë me “Made in Kosova”?

    FrontOnline
    12 Shkurt 2022

    “Doni Fruits” është një kompani e Kosovës, produktet e së cilës përdoren në ushqime që përgatiten nga brendet ndërkombëtare.

    Kjo kompani, e cila veprimtarinë e saj e ka të shtrirë edhe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, merret me kultivimin, grumbullimin, shitjen dhe shpërndarjen e frutave dhe perimeve.

    “’Doni Fruits’ është i aprovuar në 77 vende të botës, ku i lejohet të furnizojë ‘Burger King’-un me produkte. Ne kemi marrë aprovimin nga qendra e ‘Burger King’-ut në Amerikë”, thotë pronari i kësaj kompanie, Ejup Ahmeti, duke iu referuar zinxhirit amerikan të ushqimeve të shpejta.

    Furnizimet në dhjetëra vende, si: Gjermania, Holanda, Italia, i bën tash e sa vite, ndërsa në të tjera pret të nisë shpejt. Ahmeti thotë se kompania që drejton, është pajisur me disa certifikata ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë, të tilla si: Global G.A.P, ISO 9001 dhe HACCP.

    Ai thotë se afati i tyre është njëvjeçar. Ekspertët e kompanive që i kanë lëshuar ato, bëjnë auditime në tre apo gjashtë muaj.

    Për të arritur deri këtu, Ahmeti thotë se është dashur shumë angazhim.

    “Ne kemi disa vite që jemi fokusuar në sigurinë ushqimore. Çfarë do të thotë kjo? Ne monitorojmë prodhimin. Prodhimet tona janë të sigurta. Në bazë të analizave në fund, produktet tona dalin pa mbetje të pesticideve dhe pa mbetje të ndonjë metali të rëndë”, thotë Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.

    Kompania “Burger King”, e themeluar në vitin 1954, është një nga rrjetet më të mëdha të hamburgerëve në botë. Ajo ka hapur pika të saj të shitjes edhe në Kosovë, në vitin 2019.

    Kompanitë kosovare ia mësyjnë SHBA-së, rriten eksportet

    Shkumbin Muçolli, menaxher i përgjithshëm i përfaqësisë në Kosovë të “Burger King”-ut, thotë se një nga sfidat më të mëdha për këtë brend ndërkombëtar ka qenë sigurimi i produkteve të Kosovës.

    Por, “pas një procesi shumë të gjatë, kemi arritur që perimet t’i marrim nga një prodhues vendor”, thotë ai.

    “Ne kemi të licencuar për herë të parë në Kosovë kompaninë ‘Doni fruits’ që bën furnizimin edhe jashtë Kosovës të ‘Burger King-ut’”, thotë Muçolli.

    Sipas tij, Kosovës nuk i mungojnë prodhimet cilësore, por mbetet prapa me standardet ndërkombëtare.

    “Çdo produkt që prodhohet, i ka disa faza dhe standarde që duhet të plotësohen. Ato janë ndërkombëtarisht të rregulluara. Standardet tregojnë se si prodhohet, si ruhet dhe si transportohet një produkt. Janë standarde ndërkombëtare që duhet të përcillen nga prodhuesi vendor”, thotë Muçolli.

    Komisioni Codex Alimentarius, ose CAC, është organi përgjegjës që zhvillon dhe miraton standarde ushqimore, të cilat shërbejnë si referencë për tregtinë ndërkombëtare të ushqimit.

    Ky komision mbështetet nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në Kosovë janë gjithsej 2,400 kompani prodhuese eksportuese, raporotn rel.

    Megjithatë, Kosova vazhdon të përballet me deficit të lartë tregtar.

    Varësia nga importi rrit çmimet në Kosovë

    Sipas të dhënave që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në dhjetor të vitit të kaluar, eksportet nga Kosova kanë shënuar rritje, por vazhdojnë të jenë shumë të ulëta, krahasuar me importet.

    Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në muajin dhjetor ka pasur vlerën e 65 milionë eurove, ndërsa importi 460 milionë euro.

    Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, eksporti ka shënuar rritje për 39.3 për qind.Sipas ASK-së, vlera totale e eksportit të mallrave gjatë vitit 2021 ka qenë 750 milionë euro.

    Eksporti i ushqimit dhe kafshëve të gjalla, vitin e kaluar, ka qenë më i larti në pesë vjetët e fundit. Vlera e eksporteve nga ky sektor më 2021 ka qenë afro 50 milionë euro. Një vit më herët, kjo vlerë ka qenë 41 milionë euro, ndërsa më 2018 rreth 33 milionë euro.

    Kosova më së shumti eksporton mallra të përpunuara. Gjatë vitit 2021, shuma e eksportuar e mallrave të përpunuara ka qenë rreth 223 milionë euro.

    Në anën tjetër, vlera e importit në Kosovë gjatë vitit 2021 ka kaluar 4.5 miliardë euro.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lajme16 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e nderimit të organizatave që kanë dalë nga lufta, duke...
    Lajme16 Janar 2025
    Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), u realizua trajnimi intensiv për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit...
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Shefe e Misionit...
    Vip16 Janar 2025
    Gazetarja Dasara Karaiskaj tronditi rrjetin me deklaratën e saj për Joz Markun, banorin e Big Brother VIP Albania Në një video e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.