×
  • Sport
  • Sport

    Si do të dukej tabela e Ligës Premier nëse të gjitha ndeshjet do të luheshin vetëm 90 minuta

    FrontOnline
    27 Mars 2024

    Futja e më shumë minutave shtesë në Ligën Premier nënkuptonte një gjë, më shumë dramë.

    Ndërsa si neutral, një gol në kohën shtesë për të vendosur një lojë është i mrekullueshëm për tifozët, por nëse ekipi juaj është në avantazh dhe kur rezultati barazohet apo humbë, është zemërthyese.

    Tregu Betfair ka bërë një analizë të koeficienteve të ndeshjeve për 90 minuta, pavarësisht se çfarë ndodh në kohën shtesë.

    Duke parë këtë sezon, skuadra që do të përfitonte më shumë nëse ndeshjet e Ligës Premier do të përfundonin sapo ora të kompletoheshin 90 minuta lojë do të ishte Manchester City. Ndërsa City fitoi dy pikë në kohën shtesë falë golit të Oscar Bobb kundër Newcastle, Citizens kanë humbur katër pikë falë një penalltie të Michael Olise kundër Crystal Palace dhe një penalltie të Cole Palmer kundër Chelseat.

    Me rënien totale të pikëve në kohën shtesë, Man City do të ishte në krye të tabelës me dy pikë më shumë, në total 65. Kjo për shkak se rivalët për titull, Liverpool dhe Arsenal kanë fituar këtë sezon gjashtë dhe katër pikë respektivisht falë golave të fitores ose të barazimit në kohën shtesë.

    Në analizën e 90 minutave, Arsenali do të zbriste në vendin e dytë me 60 pikë, ndërsa Liverpooli do të humbiste gjashtë pikët e fituara në kohën shtesë dhe do të binte në vendin e tretë, dhe shtatë pikë pas Man City.

    Interesant është fakti se Liverpool dhe Arsenal janë skuadrat që gjithashtu kanë fituar më shumë pikë në kohën shtesë, ku më dramatike është goli i fitores i Darwin Nunez në minutën e 99-të kundër Nottingham Forest.

    Arsenali, Aston Villa dhe Chelsea janë tri skuadrat që nuk kanë humbur pikë deri më tani për shkak të lëshimeve në kohën shtesë. Në anën tjetër të medaljes, Nottingham Forest është e vetmja skuadër në divizion që nuk ka fituar asnjë pikë nga një gol në kohën shtesë.

    Ky sezon i Ligës Premier është gjithashtu një rekord duke shënuar 86 gola në kohën shtesë deri më tani, më shumë se çdo sezon tjetër në rekord (që nga 2006-07). Ky numër do të rritet vetëm kur hyjmë në tri xhirot e fundit të sezonit.  

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Sport27 Prill 2024
    Trajneri, Ismet Munishi i ftuar në “Blic Interview” ka folur për shumë tema rreth futbollit kosovar, ku ndër të tjerash u ndal...
    Sport27 Prill 2024
    Leicester City ka siguruar rikthimin në Ligën Premier, kjo falë humbjes tronditëse 0 të Leeds United ndaj QPR si mysafir me rezultat...
    Sport26 Prill 2024
    Në vitin 2023, Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë që ishte një rekord. 36-vjeçari e mori çmimin...
    Të tjera
    Sport27 Prill 2024
    Leicester City ka siguruar rikthimin në Ligën Premier, kjo falë humbjes tronditëse 0 të Leeds United ndaj QPR si mysafir me rezultat...
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Vip26 Prill 2024
    Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.