×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shumë të infektuar në thertoret e mishit në Gjermani

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Numri i madh i të infektuarve nga koronavirusi mes punonjësve të thertoreve të mishit në Gjermani tregon se aty ekziston një problem, thotë DW. Politika kërkon që të bëjë ndryshime për këtë çështje, por nuk e di ende se ku ta nisë. Grupi qeveritar që merret me çështjet e pandemisë në vend, i ka shtyrë për të mërkurën bisedimet për industrinë e mishit.

    Në rrethet qeveritare në Berlin, u tha se ekziston nevoja për “këshillime paraprake”. Megjithatë është e qartë se presioni mbi politikën u rrit në fundjavë, sepse në një thertore mishi në Gjermaninë veriore, pati një shpërthim tjetër të virusit. 92 punonjës të një thertoreje në Dissen të Saksonisë së Poshtme, dolën pas testimit se ishin të infektuar. Mësohet se shumë prej tyre  janë marrë në punë nga firma ndërmjetësimi dhe jetonin në qendra grumbullimi.

    Prodhimi në thertore u ndal dhe të prekurit nga koronavirusi si dhe personat që kanë qenë në kontakt me ta, u vendosën menjëherë në karantinë. Edhe më parë ka pasur qendra grumbullimi mes thertoreve në shumë lande gjermane, për të cilat ka dalë më vonë se kanë qenë qendra infeksioni. Gjatë fundjavës në Gjermani u zhvilluan diskutime mbi  reformimin e sektorit të prodhimit të mishit dhe vendosjen e një çmimi minimal, në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira për mbarështimin e kafshëve dhe „pagesa korrekte për punonjësit“.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.