Një person është arrestuar në Shtime, mëngjesin e së enjtes.
I njëjti nga pakujdesia me automjetin e tij dyshohet se e ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti është duke u hetuar.