×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shtim rekord i rasteve të pastrimit të parave në Gjermani

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Pse në Gjermani u shënua një rritje rekord prej gati 50% i rasteve të pastrimit të parave dhe i transaksioneve të dyshimta.

    Zyra Federale kundër Pastrimit të Parave në Gjermani (FIU) ka marrë gjatë vitit të kaluar 114.914 njoftime për dyshime për pastrim parash dhe për financimin e organizatave terroriste.

    Kjo përbën një rekord dhe një rritje prej gati 50% krahasuar me një vit më parë. Sipas njoftimeve të gazetës “Tagesspiegel” në Berlin pjesa më e madhe e njoftimeve vjen nga bankat gjermane dhe institucionet e tjera financiare, si dhe nga noterë, agjentë pasurish të patundshme dhe pronarë sallonesh lojërash dhe bastesh.

    Drejtori i Zyrës Federale kundër Pastrimit të Parave, Christof Schulte, tha për “Tagesspiegel” se njoftimet lidheshin me 355,000 transaksione të dyshimta. “Problem për ne është se ndjekja penale e pastrimit të parave në Gjermani nuk ka traditë,” tha drejtori i FIU-t për “Tagesspiegel”.

    Tejet i prekur tregu i pasurive të patundshme

    Në raportin e vjetor të FIU-t thuhet se me 77,000 raste sektori më i prekur prej pastrimit të parave dhe i marrëveshjeve të dyshimta të biznesit është në Gjermani tregu i pasurive të patundshme.

    Sipas njoftimeve të FIU-t, 15-30% e të gjithë të ardhurave nga aktivitetet kriminale investohen në pasuri të paluajtshme përmes ndërtimit dhe rinovimit të banesave, blerjes, shitjes dhe dhënies me qira.

    “2020 edhe më shumë”

    Drejtori i Zyrës Federale kundër Pastrimit të Parave, Christof Schulte, tha po ashtu se gjatë vitit 2020 ka dhe do të ketë dukshëm më shumë njoftime për transaksione të dyshimta sesa vitin e kaluar. FIU po përpiqet të shtojë numrin e punonjësve për t’ju përgjigjur rregullave të reja të aprovuara vitin e kaluar nga Bundestag kundër pastrimit të parave.

    Parlamenti gjerman ndërmori në nëntor të vitit të kaluar një seri masash kundër pastrimit të parave në përpjekje për ta zgjidhur problemin dhe për t’u përshtatur me direktivat e BE-së. Ndër ndryshimet e bëra në ligj ishte vendosja e rregullave më të rrepta që i detyrojnë agjentët e pasurive të patundshme, noterët, tregtarët e metaleve të çmuar dhe qendrat e ankandeve të denoncojnë, nëse kanë dyshime për transaksione jo të pastra.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.