×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Shteti s’ofron teste serologjike falas për qytetarët, mjekët testohen nga donacionet

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Testet serelogjike, të cilat tregojnë se nëse një person ka qenë apo është i infektuar me virusin Covid-19, po vazhdojnë të mos kryhen në institucionet publike shëndetësore në vend.

    Ndonëse janë të përgatitur për të kryer këto testime, drejtori i Klinikës  Biokimisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shemsi Veseli, në një intervistë për Front Online, ka treguar se nuk janë furnizuar me teste të tilla.

    Ai është shprehur se testimit serelogjik i janë nënshtruar vetëm një pjesë e punëtorëve shëndetësorë.

    Ndërsa, përkundër nevojës që edhe qytetarët t’i nënshtrohen këtij testimi, klinika nuk është furnizuar me teste.

    “Klinika e Biokimisë është një nga klinikat që është e rrezikuar nga infektime të ndryshme, pasi te ne vinë pacientët e pa përpunuar. Kur kanë ardh rastet ambulantore ne nuk e kemi ditur nëse e kanë Covidin. Ne në Klinikë i kemi kryer diku 1 mijë e 200 testime të punëtorëve shëndetësorë. Por teste për qytetarët nuk ka”, ka thënë ai për Front Online.

    Veseli ka deklaruar se gjatë testimeve sterelogjike të punëtorëve shëndetësorë, kanë vërejtur që një numër i madh i tyre kanë qenë të infektuar me virus, por që nuk e kanë ditur.

    Drejtori i Biokimisë dyshon se ka më shumë të infektuar me COVID se që po raportohet

    Sipas tij, edhe numri i qytetarëve të infektuar është më i madh se që raportohet.

    “Kohën e fundit me setin e testeve që ju kanë dedikuar Klinikës se Neurologjisë, ne i kemi vërejtur se ka qenë një pjesë e kolegëve të prekur, që disa e kanë ditur, por ka edhe që nuk e kanë ditur dhe na kanë dalur që e kanë kaluar Covidin”, ka thënë ai.

    Testet serologjike janë vlerësuar si tejet të rëndësishme nga ai.

    Veseli ka treguar se përmes këtyre testeve do të kuptohet se sa imunitet është krijuar në organizmin e qytetarëve, e cilët persona do të duhet të vaksinohen me zbulimin e vaksinës.

    “Është mirë që qeveria të ndaj mjete për sektorin publik, që të krijoj një buxhet ku do të blihen këto teste dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Testet e kanë edhe rëndësinë që na kishin ndihmuar për të dhënë përgjigjen definitive se Covid po i krijon imunitet organizmit”, ka thënë ai për Front Online.

    Mbi 20 punëtorë shëndetësorë në Biokimi të infektuar me Covid-19

    Drejtori i Biokimisë ka treguar se deri tani 6 mjekë dhe 16 laborantë në klinikën që ai e udhëheq kanë rezultuar pozitiv me virusin Corona.

    Ai ka treguar se si klinikë kanë mundur të jenë edhe më të përgatitur për pandeminë, por që një gjë e tillë varet nga buxheti dhe furnizimi që ju bëhet.

    “Si Klinikë mund të ishim më të përgatitur, nuk mund të them që jemi të përkryer por kjo nuk varet nga stafi, por edhe nga buxheti dhe furnizimi që bëhet. Unë kam qenë idhëtarë i asaj që diagnostika duhet me qenë fjala e fundit e teknologjisë”, ka thënë ai për Front Online.

    Veseli ka treguar që numri i personave që kërkojnë trajtim shëndetësorë në këtë klinikë është i madh, andaj edhe kanë qenë të stërngarkuar gjatë kohës së pandemisë.

    Dyshime se Covid-19 është paraqitur para 13 marsit në Kosovë

    Veseli ka përmendur edhe kohën e infektimit të qytetarëve me Coronavirus, me ç’rast është shprehur i dyshimtë se infektimet me këtë virus kanë mundur të ndodhin para muajit mars në Kosovë.

    “Unë nuk kam bërë ndonjë analizë të thuktë se nuk kam pasur mundësi, por dyshoj që ndoshta në Kosovë virusi ka qenë edhe para 13 marsit. Këtë nuk e kemi të faktuar. Por mendoj sepse kur kemi biseduar me pacientë se kur i kanë pasur këto shqetësime ata na ka lënë të kuptohet që ka mundur të jetë edhe në shkurt”, ka shtuar ai për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.