×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti ka shpenzuar rreth 60 mijë euro për të ftuarit nga Specialja

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Mbi 60 mijë euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për të mbuluar shpenzimet e disa prej personave të intervistuar nga Prokuroria e Specializuar që funksionon në kuadër të Dhomave të Specializuara, e njohur si Gjykata Speciale me seli në Hagë.

    Këtë e ka konfirmuar, Ministria Drejtësisë me anë të një përgjigje me shkrim.

    “Ju informojmë se buxheti i shpenzuar deri më tani për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar, të dyshuar apo të përfshirë në çfarëdo forme në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara është si në vijim: Sipas vendimit të Qeverisë nr. 14/94 të datës 19.3.2019, janë shpenzuar mjete në shumën prej 40,000.00 €. Sipas vendimit të Qeverisë nr. 10/88 të datës 05.02.2019 janë shpenzuar mjete në vlerën prej 30,000.00 €. Shuma prej 9.187.00 € sipas vendimit nr. 10/88 të datës 05.02.2019, paragrafi 3 pika 3.1 janë kthyer mjetet në Buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Drejtësisë.
    Ministria ka bërë të ditur se për vitin 2020 nga buxheti i Kosovës janë ndarë rreth 20 milion euro për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore në Hagë.

    “Buxheti i ndarë për mbështetje financiare personave të akuzuar, të dyshuar ose të përfshirë potencial për vitin 2020 përmes Ligjit nr. 07/L-014 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit me nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës ka paraparë ndarjen e mjeteve në vlerë prej 7 milion euro dhe vlera prej 13 milion Euro është e ndarë në kontigjencat e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, me qëllim që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë të gatshme t’i përmbushin obligimet ligjore të parapara me Ligjin nr. 05/L-54”, thuhet në përgjigjen e MD-së.

    Por, Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati thotë se shuma e ndarë për të akuzuarit potencial të Gjykatës Speciale është e lartë.

    “Unë skam qenë i pajtimit për shkak se ka qenë një shumë e madhe e paarsyeshme për një kohë shumë të shkurt. Kemi pas kërkesa shumë më të mëdha për pandeminë”, tha Murati, raporton Objektiv.

    Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Financiare të Personave të cilët mund të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, personat kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur.

    Ndërkohë, Gjykata Speciale, me seli në Hagë, i ka bërë publike edhe listat e avokatëve mbrojtës për të akuzuarit.

    Në këtë listë janë emrat e 179 avokatëve mbrojtës, e në mesin e tyre janë edhe emrat e avokatëve mbrojtës të palëve që pretendojnë që janë viktima.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në platformën e-Kosova janë lansuar edhe dy shërbime...
    Lajme12 Maj 2025
    Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa zona mund të ketë...
    Lajme12 Maj 2025
    Liderët e partive politike që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, PDK-së, LDK-së e AAK i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave (BFS), një në tri gra në Zvicër ka lindur me prerje cezariane gjatë vitit...
    Lajme12 Maj 2025
    Pas publikimit të përgjimeve tronditëse në “Debat Plus”, ku protagonist ishte Hysri Selimi i arrestuar për spiunazh, televizioni Dukagjini ka vijuar hulumtimet,...
    Lajme12 Maj 2025
    Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian pritet të vijnë në Kosovë për të bërë matje, testime dhe inspektime të urës së...
    Lajme12 Maj 2025
    Gjendja e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është tejet rëndë. Një lexuesit për Klankosova.tv, ka dërguar videon duke...
    Lajme12 Maj 2025
    Presidentja, Vjosa Osmani po qëndron në Vjenë për vizitë zyrtare. Osmani ka pranuar sot “Çmimin për Evropën” nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi....
    Lajme12 Maj 2025
    Një qytetar nga Peja, ka paralajmëruar ditën e sotme, përmes rrjeteve sociale se do të bëjë vetëvrasje. Burimet e IndeksOnline mësojnë se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.