×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shteti gjerman po e tepron me mbledhjen e të dhënave për qytetarët, vendos gjykata

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Shteti gjerman po e tepron me mbledhjen e të dhënave nga përdoruesit e telefonave të mençur dhe të internetit.

    Kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese e vendit, duke vendosur kufij për mbikëqyrjen që mund të bëj shteti në drejtim të qytetarëve, raporton agjencia DPA.

    Gjykatësit i shpallën jokushtetuese disa aspekte të marrjes së të dhënave – me anë të të cilave, shteti kërkon informacion mbi individët si pjesë e përpjekjeve për të luftuar krimin dhe terrorizmin.

    Aktivitetet shkelin “të drejtën e tyre për privatësinë e telekomunikacionit”, thuhet në një deklaratë të gjykatës.

    Vendimi nënkupton që legjislacioni për telekomunikimet duhet të reformohet më së voni deri në fund të vitit 2021.

    Deri atëherë, rregulloret aktuale mbeten në fuqi, megjithëse trupi gjykues përcaktoi standarde për zbatimin e tyre, raporton rel.

    Sipas sistemit aktual, policia, hetuesit federalë dhe agjencitë e inteligjencës që hulumtojnë për krime ose terrorizëm mund të kërkojnë të dhëna të tilla si emrat, adresat dhe datat e lindjes nga ndërmarrjet telefonike dhe ofruesit e internetit. Ata gjithashtu mund të kërkojnë informacione bazuar në IP adresat.

    Gjykatësit vunë në dukje se kërkimi i një informacioni të tillë, nuk ishte vetë antikushtetues, por theksuan se për të marrë këto të dhëna duhet të paraqitën prova të një rreziku të afërt ose komploti kriminal.
    Kritikët e praktikave të zbulimit të të dhënave kishin parashtruar dy ankesa të ndara në gjykatë, duke përfshirë një të mbështetur nga mbi 6,000 njerëz.

    Ministria e Brendshme gjermane tha se vendimi i gjykatës i kishte vendosur këto rregulla nën dyshim, në tërësinë e tyre.

    “Ne do të vlerësojmë se cilat përmirësime do të bëhen”, tha zëdhënësi i ministrisë, Steve Alter.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.