×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shtëpia e Bardhë: 1.3 trilionë dollarë për koronavirusin, Pelosi thotë se nuk mjafton

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Presidenti Donald Trump është i gatshëm të nënshkruajë një paketë lehtësuese ndaj pasojave të koronavirusit prej 1.3 trilionë dollarësh, njoftoi të premten një ndihmës i lartë i tij, por kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se shuma nuk ishte e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e popullit amerikan.

    Trump tha më vonë se zonja Pelosi ishte e interesuar vetëm për shtetet e drejtuara nga demokratët, duke hedhur dyshime mbi mundësitë për të ringjallur bisedimet e ngecura për miratimin e një pakete të re stimuluese për ekonominë e vendit.

    Shifra e re u paraqit nga shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows, çka shënon një rritje prej 300 miliardë dollarësh nga oferta fillestare e Shtëpisë së Bardhë dhe e Senatit të udhëhequr nga republikanët prej 1 trilion dollarësh. Pas tre javësh, bisedimet në Kongres ndaluan pa një marrëveshje mbi paketën që do të ndihmonte amerikanët të cilët po vuajnë pasojat e pandemisë së koronavirusit.

    Meadows tha se Presidenti republikan ishte “tashmë i gatshëm të nënshkruajë një paketë prej 1.3 trilionë dollarësh”. Por disa orë më vonë, nëpërmjet një deklarate zonja Pelosi përsëriti thirrjen e saj për një shumë prej 2.2 trilionë dollarësh duke shtuar se oferta e zotit Meadow nuk do të plotësonte nevojat e punonjësve dhe familjeve amerikane. Zonja Pelosi tha ndër të tjera se republikanët “po hedhin poshtë fondet e nevojshme për testimin dhe gjurmimin për të ndalur përhapjen e virusin dhe rihapjen e sigurt të shkollave dhe ekonomisë”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.