×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Shtatë vende në botë ku është e ndaluar të bëni ‘selfie’

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Selfie është bërë një mënyrë jashtëzakonisht e popullarizuar për njerëzit që të bëjnë fotografi gjatë pushimeve.

    Megjithatë, në disa destinacione të njohura turistike në New York, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Spanjë dhe të tjera, kanë vendosur rregulla për të parandaluar vizitorët të bëjnë selfie.

    Në vijim janë shtatë nga lokacionet ku është e ndaluar të bëni selfie:

    Të bësh selfie me luanët në New York

    Pavarësisht se ku ndodheni në New York, është e ndaluar të bëni fotografi me kafshë, si luanët, tigrat dhe disa kafshë tjera. Ky ligj u miratua në vitin 2014 dhe kufizon ndërveprimin midis publikut dhe kafshëve për të parandaluar lëndimin ose vdekjen.

    Të bësh selfie me stolitë në Londër

    Në Shtëpinë e Stolive në Kullën e Londrës, vizitorët mund t’i shohin stolitë e çmuara, të cilat ruhen nga rojet e armatosura. Megjithatë, ato janë vetëm për vëzhgim, pasi fotografimi në përgjithësi nuk lejohet në këtë lokacion.

    Të bësh selfie në plazhet Garoupe në Francë

    Në vitin 2014, plazhet Garoupe në Francë i ndaluan vizitorët të bënin selfie gjatë verës. Ata deklaruan se donin t’i pengonin njerëzit të mburreshin për pushimet e tyre. Ata punësuan gjithashtu policinë në plazhet e tyre për të siguruar që të mos bëhen selfie.

    Të bësh selfie në Mekë dhe Medine

    Pasi disa njerëz bënë dhe postuan selfie në mediat sociale duke kryer detyra fetare në Mekë, autoritetet saudite ndaluan fotografimin në dy vendet e shenjta. Fotografitë janë të ndaluara në Xhaminë e Shenjtë në Mekë dhe në xhaminë e Profetit në Medine.

    Të bësh selfie në gjatë ndeshjeve me dema në Spanjë

    Selfiet janë të ndaluara në këtë event, i cili mbahet në Pamplona të Spanjës, për të mos lejuar që njerëzit të vënë në rrezik jetën e tyre për një fotografi. Nëse thyeni rregullin, mund të përjashtoheni nga gara, të paguani një gjobë prej 3.400 euro ose madje të përfundoni në burg.

    Të bësh selfie në stacionet e trenit në Japoni

    Në vitin 2015, Kompania Hekurudhore e Japonisë Perëndimore prezantoi një ligj që ndalonte selfiet me shkop. Arsyeja që ata deklaruan ishte se donin të mbronin vizitorët nga goditja e kabllove të sipërme që mund të shkaktonin goditje elektrike dhe të binin në shina.

    Të bësh selfie me një ari në Kaliforni

    Edhe pse për shumë njerëz është i kuptueshëm mosafrimi me kafshët e egra, Liqeni Tahoe i Kalifornisë duhej të miratonte një ligj që ndalonte selfiet me arinjtë për t’i mbrojtur njerëzit nga lëndimi potencial apo vdekja.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Prill 2024
    Dashi Horoskopi i datës 25 prill 2024 nga Christine Haas Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa...
    Lifestyle25 Prill 2024
    Karotat janë të mbushura me karotenoide dhe studimet kanë vërtetuar se konsumimi i tyre zvogëlon intensitetin e djegies nga diellit. Mirëpo përveç...
    Lifestyle24 Prill 2024
    Sezoni i alergjive ndaj polenit ka filluar, prandaj rekomandohet që të shmangni kalimin e kohës jashtë. Personat alergjikë ndaj polenit duhet të...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.