Shtabi Emergjent Komunal sot ka furnizuar Stacionin e Policisë në Vushtrri me pajisje mbrojtëse anti COVID-19, si maska dhe dezinfektues.
Po ashtu Komuna i ka ofruar në dispozicion Stacionit Policor në Vushtrri edhe makinat zyrtare të Komunës.
Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri ka vlerësuar shumë pozitive punën që po bënë policia në parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Policia e Kosovës po bënë punë të shkëlqyeshme për parandalim të përhapjes së Covid 19, që nga fillimi i pandemisë. Ishte edhe një mundësi për mua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për Policinë e Kosovës”, ka deklaruar kryetari Xhafer Tahiri me rastin e vizitës në Stacionin e Policisë në Vushtrri.