×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    SHSKUK-ja gati gjysmë milion € tender një burimor, për pastërtinë e klinikave veç tre muaj

    FrontOnline
    01 Nëntor 2023

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka shpërblyer me kontratë rreth gjysmë milionë euro kompaninë Laguna, e cila do të bëjë pastrimin e hapësirave të klinikave.

    Kontrata u nënshkrua më 26 tetor të këtij viti. SHSKUK përdori procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, raporton Front Online.

    Kjo procedurë i rrit mundësitë për keqpërdorime.

    SHSKUK kishte ftuar vetëm kompaninë Laguna për negociata, raporton Front Online.

    Kontrata është publike kornizë që nënkupton se SHSKUK paguan vetëm për shërbimet të cilët kompania ia kryen në bazë të nevojës.

    Edhe më herët kompania Laguna kishte fituar tenderin për pastrimin e hapësirave të brendshme të klinikave.

    Pas tre viteve, asaj i kishte skaduar kontrata.

    Tre vjet më parë kontraktimi i “Lagunës” i kushtoi QKUK-së 4.8 milionë euro, raporton Front Online.

    Për higjienën dhe nivelin e ulët të pastërtisë brenda klinikave të QKUK-së pacientët jo rrallëherë kanë shprehur ankesa.

    ShSKUK përdori procedurë të negociuar për tenderë edhe kur s’kishte emergjencë

    Aplikimi i procedurës së negociuar nga SHSKU është kritikuar kaherë.

    Sipas Auditorit, ShSKUK përdori procedurë të negociuar për tenderë edhe kur s’kishte emergjencë

    Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës ka përdorur procedurën e negociuar për tenderit- ‘pastrimi i brendshëm i klinikave të QKUK-së’, ndonëse nuk ka pasur emergjencë shëndetësore.

    Sipas auditorit kjo procedurë mund të përdoret vetëm në rastet e emergjencave ekstreme të paparashikueshme.Në gjetjet e auditorit thuhet se kjo procedurë ka treguar mos-transparencë dhe nuk ka lejuar parimin e konkurrencës, duke qenë se pastrimi i brendshëm i klinikave është ngjarje e parashikueshme dhe mund të aplikohet procedurat e hapur e prokurimit.Në raportin e auditorit thuhet tutje se QKUK për përdorimin e kësaj procedure është arsyetuar se ky tender për pastrimin e brendshëm është bërë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe se nuk kanë pasur kohë për hartimin e specifikave teknike.

    Sipas raportit të Auditorit aplikimi i kësaj procedure është shmangie nga parimet e transparencës dhe konkurrencës, dhe ndikon në eliminimin e konkurrencës dhe rrjedhimisht edhe kufizon mundësinë e pranimit të më shumë ofertave me një çmim më të ulët.“Neni 35.2.1(iii) i LPP parasheh që kjo procedurë aplikohet në rastet e emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues, raporton Front Online.

    Aplikimi i kësaj procedure është shmangie nga parimet e transparencës dhe konkurrencës, dhe kjo ngjarje ka qenë e parashikueshme në plan të prokurimit dhe nuk ka ndodhur ndonjë ngjarje që do të mund të arsyetonte aplikimin e saj”, thuhet në raport.Auditori i ka rekomanduar bordit Bordit Drejtues dhe Drejtorit i Përgjithshëm që të sigurojnë se procedurat e prokurimit të fillojnë sipas planit për kontratat që pritet të skadojnë, si dhe të marrin në konsideratë të gjitha pengesat dhe vonesat e mundshme në mënyrë që kontrata të lidhet para skadimit të kontratës aktuale.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2023
    Sot, në pritjen e organizuar nga Baroness Blake për nderë të Ditës së Falmurit Kombëtar, ambasadori i Republikës së Kosovës, në Britani,...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Banorët e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë që gjashtë orë, të martën, më 28 Nëntor në ditë feste. Kështu i tha...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh zyrtarit policor, E.S., që dyshohet për kryerjen...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2023
    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në sesion paraprak kanë folur...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Për historinë e shtetit shqiptar, të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë janë të informuar. Kështu po thotë në një rrëfim për Front...
    Sport28 Nëntor 2023
    Drita ka ndarë rrugët me trajnerin grek Akis Vavalis pas shtatë muajve qëndrim të tij në qytetin e Gjilanit. Humbja nga Prishtina...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony J. Blinken, ka uruar qeverinë dhe popullin shqiptar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një deklarate...
    Sport28 Nëntor 2023
    Ylli i futbollit Xherdan Shaqiri e ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Futbollisti i Chikago Fire dhe Përfaqësueses së Zvicrës e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.