×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti Saliu: VMRO-DPMNE dhe VLEN do e formojnë Qeverinë e re, bojkoti i zgjedhjeve presidenciale ftohi raportet BDI-VMRO

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Analisti politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Isen Saliu, për FrontOnline thotë se qeveria e re do të formohet mes koalicionit VMRO-DPMNE  dhe VLEN  dhe sipas tij ky koalicion do i ketë mbi 70 deputetë.

    ‘’Gjykuar sipas paraqitjeve të para të fituesit të zgjedhjeve, Hristijan Mickovskit kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Qeverinë e re do ta themelojë opozita e deritanishme VMRO-DPMNE tek maqedonasit dhe VLEN tek shqiptarët. Në bazë të rezultateve të para, ky koalicion do të numëronte mbi 70 deputetë, kurse me partitë tjera më të vogla maqedonase i afrohet edhe shumicës prej dy të tretave’’ thotë Iseni.

    Ai potencon se në  ditën e zgjedhjeve pati edhe bojkot të zgjedhjeve presidenciale në komunat me shumicë shqiptare.

    ‘’Në ditën e zjedhjeve pati edhe bojkot të zgjedhjeve presidenciale në komunat me shumicë shqiptare, që në masë plotësuese ka ftohur raportet mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së’’ tehkson ai.

    Analisti Saliu thotë se gjithçka do të qartësohet në ditët në vijem nëse do të ketë ose jo përqarje mes shqiptarëve, e kjo do të ndodhë kur të fillojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re në RMV.

    ‘’Gjithçka do të qartësohet ditëve në vijim, kur të fillojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re. Ndoshta nuk mund të themi se kemi përçarje të shqiptarëve, por kemi dy blloqe politike, njësoj sikurse kemi edhe në Kosovë, Shqipëri dhe vende tjera. Vota e shqiptarëve kësaj radhe ishte e koncentruar në dy blloqe dhe nuk ishte shumë e përçarë, respektivisht nuk kemi shumë “vota të djegura” shqiptare’’ potencon ai për FrontOnline.

    Ndërkohë, ai thotë se shkronja e pare e koalicionit VLEN i takon Vetëvendosjes.

    ‘’Përkrahja e Vetëvendosjes për opozitën shqiptare ishte e qartë dhe shkronja e parë e koalicionit opozitar VLEN i takon Vetëvendosjes, sepse fillimisht ky koalicion ishte Lëvizja Evropiane për Ndryshim (LEN). U krijua njëfarë paqartësie lidhur me qëndrimin e Vetëvendosjes për kandidaten presidenciale të VMRO-DPMNE-së, që përkrahej nga VLEN, por kryeparlamentari Konjufca doli me sqarim dhe kërkesë që të publikohet deklarata e tij e plotë’’ vlerëson analisti Saliu për FrontOnline.

    Mes nacionalizmit dhe integrimit/ VMRO-DPMNE dhe VLEN e formojnë Qeverinë, përçarja do e dobësoj faktorin shqiptarë në RMV

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Kronika20 Maj 2024
    Fakti se Enver Sekiraqa kishte qenë në arrati pas ditës kritike kur ishte vrarë polici Triumf Riza dhe dënimi i shqiptuar nga...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me menaxherin e Shitjes dhe Kujdesit në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi. Sipas...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shirave të rrëmbyeshëm në Kosovë, u shkaktua rrëshqitje e dheut, gjë që bëri të mbyllet rruga Prishtinë – Gjakovë. Por, zëvendësministri...
    Të tjera
    Vip20 Maj 2024
    Këngëtarja shqiptare, Iliriana Sadriu ka marr vëmendjen në fotot e saj të fundit. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, në një fustan...
    Vip20 Maj 2024
    Georgina Rodriguez ka treguar fustanin që kishte veshur në Javën e Modës në Paris, i cili përmbante një mesazh prekës nga Cristiano...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia ka gjobitur një shofer në Gjilan, i cili në zonën në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h,...
    Lajme20 Maj 2024
    Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur sot se rruga Prishtinë- Gjilan nuk është e qarkullueshme për shkak...
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori pjesë në përurimin e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë. Vitia tha se pacientët tani...
    Lajme20 Maj 2024
    600 mijë euro është kostoja e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Bashkë me renovimin është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.