×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibrahimi nga VLEN: VMRO-DPMNE dhe VLEN e formojnë Qeverinë, shqiptarët ishin me të bashkuar se kurrë

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Sekretari i Përgjithshëm i partisë AlternAtivA – pjesë e koalicionit VLEN, Zeqrija Ibrahimi për FrontOnline konsideron se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të konsoliduar dhe me të bashkuar se në këto zgjedhje.

    ‘’Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të konsoliduar dhe më të bashkuar se në këto zgjedhje. Kanë garuar vetëm në dy kampe zgjedhore ose, më saktë, në një, sepse Fronti Europian e braktisi garën etnike dhe krijoi një koalicion multi-etnik, duke i përfshirë aty bashkësitë etnike, si romët, boshnjakët, turqit e torbeshët’’ thotë ai

    Ai shton se shqiptarët kanë fituar së paku 30 deputetë e që e konsideron sukses të përgjithshëm kombëtar dhe se Qeveria e re do të bëhet mes VMRO-DPMNE dhe bllokut shqiptar VLEN.

    ‘’Sidoqoftë, shqiptarët i kanë fituar së paku 30 deputetë dhe ky është një sukses i përgjithshëm kombëtar. Sidoqoftë, qeveria e re do ta bëhet mes partisë fituese te maqedonasit, në këtë rast VMRO-DPMNE-së, dhe blloku shqiptar VLEN, i përbërë nga disa parti politike shqiptare, që ka pasur edhe mbështetjen e Kryeministrit Albin Kurti’’ deklaron Ibrahimi.

    Ai thotë se kanë pasur rezerva për mbështetjen e kandidates së VMRO-DPMNE për presidente sikurse kryeparmanetari i Kosovës, Glauk Konjufca.

    ‘’Kryeministri Albin Kurti ka shprehur mbështetje publike për koalicionin tonë, ndërsa z. Konjufca ka shprehur rezerva për znj. Siljanovska, siç kemi pasur vërejtje edhe ne, andaj edhe ne nuk shprehëm mbështetje për të, por kjo nuk nënkupton që mos të kemi edhe partneritet për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-në si fituese absolute e vullnetit të elektoratit maqedonas’’ thekson ai.

    Tutje Ibrahimi nga VLEN deklaron se mund të mos e pëlqen faktin zgjedhor, por që nuk janë ata që mund ta ndryshojnë vullnetin politik të palës maqedonase.

    ‘’Neve mund të mos na pëlqejë ky fakt, mund t’i kemi vërejtjet tona për diskursin e tyre nacionalist, siç mund të kenë edhe ata vërejtje për qëndrimet tona, por ne nuk jemi ata që mund ta ndryshojmë vullnetin politik të votuesve maqedonas, siç nuk mund ta gjykojnë as ata vullnetin e elektoratit shqiptar’’ vlerëson ai.

    Për të, rezultati zgjedhor i detyron të negociojnë për parimet e bashkëqeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit e rrugën e integrimit.

     ‘’Ne jemi të detyruar të negociojmë për parimet e bashkëqeverisjes, për programin e përbashkët qeveritar, ku kemi çështje strategjike, si ruajtja e kursit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, pastaj lufta kundër korrupsionit, avancimi i shtetit të së drejtës, i arsimit, shëndetësisë etj. Nëse dakordohemi për këto çështje, do të kemi qeveri të përbashkët. Ne jemi mandatuar për t’i përfaqësuar shqiptarët në qeveri dhe do të jemi aty për t’i mbrojtur interesat e elektoratit tonë shqiptar’’ përfundon për FrontOnline, Zeqirija Ibrahimi nga koalicioni VLEN.

    Mes nacionalizmit dhe integrimit/ VMRO-DPMNE dhe VLEN e formojnë Qeverinë, përçarja do e dobësoj faktorin shqiptarë në RMV

     

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    I dyshuari kryesor për vrasjen e policit, Triumf Riza, Enver Sekiraqa, nuk është gjetur në shtëpinë e tij gjatë ditës së premte...
    Lajme20 Maj 2024
    Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, ka vizituar sot Aeroportin Ushtarak të Sllatinës, i cili shërben si Port Ajror...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka takuar sot ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad. “Është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan në një ceremoni simbolike të veshura me fustane nusërie, dashurinë e...
    Lajme20 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje nga partitë e tjera opozitare që t’i mbështesin...
    Lajme20 Maj 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seancë e re, ku...
    Vip20 Maj 2024
    Meriton Mjekiqi i ka kërkuar falje publike ish-banores së BBVA-së Rike Roçit për debatin e ashpër që bëri bujë. Ca muaj më...
    Lajme20 Maj 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline thotë se do ta vlerësonte qeverisjen e Albin Kurit me notë shtatë dhe se kreditin pozitiv...
    Lajme20 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se partitë opozitare të vendit duhen të jenë njëzëri për shpërndarjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.