×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria firmos me 100 shtetet, pro hetimit të OBSH dhe Kinës për origjinën e coronavirusit

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Shqipëria ka firmosur së bashke me shtetet e tjera për të hetuar origjinën e koronavirusit. Deklarata e firmosur nga 100 shtetet është dërguar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila po zhvillon nga e hëna asamblenë online.

    Për herë të parë zhvillohet në këtë mënyrë dhe se vëmendja do të përqendrohet te ajo se si do të përgjigjet Kina ndaj këtyre kërkesa për hetim, ku fillimisht presidenti Xi Jinping i ka cilësuar si të papërgjegjshme kërkesat e paraqitur fillimisht nga kryeministri i Australisë.

    Shqipëria mbështet nismën e Bashkimit Europian, Australisë dhe Zelandës së Re që përmes një rezolute të paraqitur në Asamblenë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkojnë hetimin e këtij institucioni botëror për menaxhimin e gjendjes së pandemisë së Covid-19.

    Prej kohësh Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndeshet me pyetje për mënyrën se si e menaxhoi pandeminë, ndërsa disa herë është vendosur në qendër të akuzave se ka heshtur përballë mosveprimit të Kinës dhe fshehjes fillestare të përhapjes së virusit.

    Duke iu drejtuar asamblesë, presidenti kinez Xi Jinping, mbrojti veprimet e vendit të tij. Ai tha se Kina “ka vepruar e hapur dhe me transparencë ” dhe këmbënguli se çdo hetim duhet të zhvillohet pasi pandemia të jetë vendosur nën kontroll.

    Ndërsa drejtori i përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e mirëpriti propozimin për rezolutën dhe tha se do të bashkëpunojë sapo të krijohen kushtet.

    Rezoluta kërkon një hetim në burimin e virusit, që tani quhet Sars-CoV-2, dhe rrugën e prezantimit të tij tek popullata njerëzore. Coronavirus, sëmundja që shkakton patogjeni, u zbulua për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës.

    Por Pekini, i cili është akuzuar se ka tentuar të fshehë sëmundjen në ditët e para të zbulimit të tij vitin e kaluar, herë pas here insiston që ajo mund të kishte origjinën diku tjetër. Më shumë se një zyrtar i ministrisë së jashtme kineze ka treguar për Shtetet e Bashkuara. Dyshimet ndaj OBSh-së kanë nxitur ndërkaq nismat e pavarura. Kështu Franca dhe Gjermania ranë dakord të hënën për krijimin e një fondi prej 500 miliardë eurosh për Rimëkëmbjen, fond i cili do t’u jepet vendeve europiane dhe rajoneve të goditura më rëndë nga pandemia.

    Shtetet që firmosën peticionin

    Shtetet e Bashkimit Europian, Shqipëria, Grupi i Shteteve Afrikane, Australia, Banglandeshi, Bjellorusia, Butani, Brazili, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Xhibuti, Republika Domenikane, Ekuador, El Salvador, Guatemala, Guyana, Islanda, India, Indonezia, Japonia, Jordania, Kazakistan, Malajzia, Maldives, Meksika, Monako, Mali i Zi, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Paraguaj, Peru, Katar, Koreja e Jugut, Moldavia, Federata Ruse, San Marino, Araba Saudite, Tunizia, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.