×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shpërthen zjarri në një spital të Indisë, vdesin dhjetë foshnje

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Dhjetë foshnje vdiqën  në repartin e maternitetit të një spitali në rajonin Maharashtra të Indisë të shtunën në mëngjes për shkak të shpërthimit të një zjarri.

    Stafi i spitalit arriti t’i shpëtonte shtatë foshnja të tjera nga kjo fatkeqësi, por nuk arritën të bënin më shumë shkaku i përhapjes së flakëve, tha mjeku Pramod Khandate.

    Sipas raportimeve, mosha e foshnjave të vdekura është nga disaditëshe në tremuajshe, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    “Shkaktari i zjarrit ende nuk është i njohur, por stafi ynë e shoi atë sa më shpejt që mundi. Tymi e shkaktoi vdekjen e foshnjave”, tha Khandate.

    Zjarrfikësit ia dolën që ta parandalojnë përhapjen e zjarrit në repartet tjera të spitalit dhe pacientët tjerë u vendosën në zonë të sigurt. Autoritetet urdhëruan që menjëherë të fillojnë hetimet për këtë rast.

    Raste të ngjashme në spitalet e Indisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Në gusht të vitit të kaluar, tetë pacientë të koronavirusit vdiqën nga një zjarr në një spital të Ahmedabadit, ndërsa në nëntorin që shkoi, pesë pacientë të tjerë vdiqën nga një zjarr në një klinikë në Rajkot.

    Për shkak të këtyre incidenteve, Gjykata Supreme e Indisë ka kërkuar që të hartohet një raport për sigurinë e spitaleve të kushtuara pacientëve me koronavirus.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.