Një bocë e gazit ka shpërthyer në një shtëpi në Shtërpcë ku si pasojë lëndime trupore kanë marrë një femër dhe dy meshkuj.
“Raportohet se në një shtëpi ka shpërthyer një bocë e gazit dhe si pasojë lëndime trupore kanë marr një femër dhe dy meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Ferizajt, ndërsa rasti është duke u hetuar.