×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti tregon arsyet e mbylljes së çerdheve, thotë se do të ketë mbi 100 testime në Prishtinë

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar gjendjen me menaxhimin e Covid-19 në komunën që ai drejton. Ahmeti thotë se kanë qenë të vetdijshëm që do të ketë raste më shumë pas hapjes por që me rëndësi është ndalimi i përhapjes.

    ‘’Deri më sot në Prishtinë kanë qenë 106 raste me dy fatalitete. Raste aktive sot në Prishtinë i kemi 31.’’, shkruan ai.

    ‘’Dje kemi pas një numër më të madh me rreth 10 të infektuar dhe të gjitha rastet janë prej një personi i cili ka infektuar disa në vendin e tij të punës. Pacienti është testuar të premten dhe ka dal pozitiv. Ndërkohë gjatë javës i ka dërguar fëmijët në çerdhe. Pas testimit të fëmijëve edhe ata kanë dal pozitiv dhe ne jemi detyruar të mbyllim dy çerdhet për dezinfektim ndërsa fëmijët e klasës janë dërguar për testim. Fëmijët e atyre klasave nuk do të mund të shkojnë në çerdhe për dy javë pavarësisht rezultateve, ndërsa edukatoret e klasëve shkojnë në vetëizolim.’’, shton Ahmeti.

    Ai tregon pse janë mbyllur tre çerdhe dje.

    ‘’Në një çerdhe tjetër jemu detyruar ta mbyllim për shkak se bashkëshortu i një punonjëse ka testuar pozitivisht. Kemi dezinfektuar çerdhen dhe në rast të rezultatit negativ çerdhja vazhdon normal funksionimin. Dy të parat janë Lulevera dhe Buzëqeshja ndërsa e treta Xixëllonjat.’’, tregon Ahmeti.

    ‘’Ne jemi të vetëdijshëm se me rihapjen do të shtohej numri. Por tani duhet ta kontrollojmë përhapjen. Ne do ta bëjmë punën tonë por kërkojmë bashkëpunimin tuaj në ruajtjen e distances, respektimin e vetëizolimit nqs keni pas kontakte pa marr parasysh rezultatit pozitiv apo negativ në testimin e parë.’’

    ‘’Ju uroj mbrëmje të këndshme e ne sot e nesër do të testojmë mbi 100 kontakte’’, tregon Ahmeti.

    https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159930938382166

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.