×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti: Albin Kurti nuk erdhi të takohemi në kohën e Pandemisë

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Kryetari i Prishtinës, Shepnd Ahmeti, ka thënë në emisonin Pressing në T7 se është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, që të merren masa për rimëkëmbjen e ekonomisë. Po ashtu, Ahmeti ka thënë se ka pasur bashkëpunim të mirë me Kurtin dhe ministritë tjera gjatë pandemisë.

    ‘’Jam i gatshëm të bashkëpunojmë”, thotë ai.

    “Kam pasur bashkëpunim të mirë me të gjithë ministrat dhe kam bioseduar edhe me Kurtin gjatë pandemisë”, shton ai.

    Por, Ahmeti ka thënë se Kurti nuk e ka vizituar në Komunë, siç ka bërë me disa pjesë tjera të Kosovës. Sipas tij, vizita e kryeministrit do ta shtonte sigurinë te qytetarët.

    Ahmeti ka paralajmëruar se dëmi ekonomik nga Covid-19 pritet të jetë i madh. Ai shpreson që partitë politike të vijnë me një zgjidhje për pakon ekonomike dhe të lënë anash dallimet.

    ‘’Kam folur shumë për këto punë. Nuk dua të ofendoj askënd, por si nuk po mund ta kuptojnë dëmin ekonomik. FMN ka parashikuar 4% rritje për këtë vit pa pandeminë, ndërsa tani mund të shkojmë në nivelin më të ulët -11%’’

    ‘’Ndoshta këto janë vetëm numra, por qytetarët duhet ta kuptojnë se mund të humben deri në 50 mijë vende pune’’, tregon Ahmeti.

    ‘’Unë dhe Dardani jemi për politika kejnsiane, të cilat edhe i kemi shtyrë në VV. Ta themi thjesht, gjithcka në ekonomi është e varur nga kërkesa dhe oferta. Futemi në një cikël të padëshiruar nëse nuk ka para në qarkullim. Një dyqan nuk ka para nëse nuk blen askush, dyqani nuk para për puntorët, puntorët nuk kanë para për shpenzime e kështu me radhë. Është kundër intuitive ajo që ne themi. Duhet të shpenzohet më hum nga shteti në kohë krize. E di që njerëzit besojnë që duke mos shpenzuar në kohë krize ruajmë paratë, por kjo nuk është tërësisht në rregull’’, përfundon ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.