×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e gastronomëve: Vendimi i fundit i Qeverisë na shpie drejt kolapsit ekonomik

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka vlerësuar se masat e fundit të marra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, e shpie këtë sektor drejt kolapsit ekonomik.

    Me vendimin e Qeverisë së Kosovës është shkurtuar orari i punës në gastronomi deri në ora 21:00, ndërsa gjatë orarit lejohet vetëm puna në pjesën e hapur të lokalit dhe po ashtu duke u mbajtur distanca. Shoqata ka bërë thirrje që të dënohen individualisht bizneset që nuk respektojnë masat e jo i gjithë sektori.

    “Ne si Shoqatë, edhe pse kemi qenë vazhdimisht sektori më i goditur nga pandemia, kemi qenë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim me institucionet përkatëse. Vendimi i fundit i marë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, jo vetëm që nuk ndikon në parandalimin e përhapjes së virusit, por edhe shkatërron komplet bizneset tona dhe na shpie drejt një kolapsi ekonomik. Si Shoqatë mendojmë që shkurtimi i orarit të punës deri në orën 21:00, neve si biznese na pamundëson operimin e mëtutjeshëm dhe na çon drejt shpalljes së bankrotit. Njëkohësisht, nuk besojmë që ky është faktor kyç që do të ndihmonte zvogëlimin e numrit te infektuarve dhe si Shoqatë besojmë që vetëdijesimi i klientëve tonë, stafit, mbajtjes së maskave dhe respektimit te masave të tjera gjithmonē në bashkëpunim me institucionet përkatëse do të ishte zgjidhje më e mirë. Ne mbetemi të bindur që orari nuk është problemi dhe faktori kryesor por vetëdijesimi i popullatës për të mbrojtur veten dhe të tjerët duke respektuar masat e ISHPK-së. Virusi është ekzistent, dhe ne duhet të mësohemi te jetojmë me të duke e vetëdijesuar popullatën dhe parandaluar rritjen e numrit të infektuarëve dhe jo duke fajësuar vetëm sektorë të caktuar e duke goditur vetëm biznese të caktuar. Për më tepër, nuk ka fakte dhe statistika të sakta qe vatra e virusit është Gastronomia dhe si shoqatë, ndjehemi të revoltuar nga shpifje të tilla, marrë parasysh se ne nuk veprojmë për të dëmtuar askënd kur edhe vet jemi të rrezikuar nga ky virus dhe kemi përgjegjësi ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë. Ju bëjmë thirrje që Institucionet kompetente ti gjobisin bizneset individualisht për shkelje të masave dhe rregullave, dhe jo të veprojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse”, është shkruar në komunikatë.

    Po ashtu gastronomët kanë kërkuar nga institucionet për ndihmë shtesë, si riprogramim të kësteve të kredisë, lehtësira për çasje në financa, përkrahje për pagat dhe qiratë, së paku edhe për tre muaj, shtyrje të deklarimeve dhe pagesave të tatimeve, së paku edhe për tre muaj.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Gjykimi kundër tre të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska”, ku mbeti i vrarë një rreshter i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dje përmes një konference për media ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë...
    Lajme24 Korrik 2025
    Sot parashikohet të mbajë mot jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri...
    Të tjera
    Lajme23 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    Lajme23 Korrik 2025
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, i ka ndarë mbi 52 mijë euro burrit të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore...
    Lajme23 Korrik 2025
    Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, thotë se “deklarata e Ministrit serb të Mbrojtjes, Gashiq, se Kryeministri i Republikës së Kosovës,...
    Bota/Rajoni23 Korrik 2025
    Një rast tragjik ka ndodhur sot në Shqipëri. Një vajzë e moshës katëvjeçare, ka vdekur pasi u përplas aksidentalisht me automjet nga...
    Lajme23 Korrik 2025
    Qyteti i Junikut u mbush me dritë, kulturë dhe gjallëri përmes festivalit “Kah Drita”, një ngjarje që po shndërrohet në simbol të...
    Lajme23 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Uran Ismaili është futur në politikë në vitin 2007 për ta bërë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.