×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e gastronomëve: Vendimi i fundit i Qeverisë na shpie drejt kolapsit ekonomik

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka vlerësuar se masat e fundit të marra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, e shpie këtë sektor drejt kolapsit ekonomik.

    Me vendimin e Qeverisë së Kosovës është shkurtuar orari i punës në gastronomi deri në ora 21:00, ndërsa gjatë orarit lejohet vetëm puna në pjesën e hapur të lokalit dhe po ashtu duke u mbajtur distanca. Shoqata ka bërë thirrje që të dënohen individualisht bizneset që nuk respektojnë masat e jo i gjithë sektori.

    “Ne si Shoqatë, edhe pse kemi qenë vazhdimisht sektori më i goditur nga pandemia, kemi qenë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim me institucionet përkatëse. Vendimi i fundit i marë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, jo vetëm që nuk ndikon në parandalimin e përhapjes së virusit, por edhe shkatërron komplet bizneset tona dhe na shpie drejt një kolapsi ekonomik. Si Shoqatë mendojmë që shkurtimi i orarit të punës deri në orën 21:00, neve si biznese na pamundëson operimin e mëtutjeshëm dhe na çon drejt shpalljes së bankrotit. Njëkohësisht, nuk besojmë që ky është faktor kyç që do të ndihmonte zvogëlimin e numrit te infektuarve dhe si Shoqatë besojmë që vetëdijesimi i klientëve tonë, stafit, mbajtjes së maskave dhe respektimit te masave të tjera gjithmonē në bashkëpunim me institucionet përkatëse do të ishte zgjidhje më e mirë. Ne mbetemi të bindur që orari nuk është problemi dhe faktori kryesor por vetëdijesimi i popullatës për të mbrojtur veten dhe të tjerët duke respektuar masat e ISHPK-së. Virusi është ekzistent, dhe ne duhet të mësohemi te jetojmë me të duke e vetëdijesuar popullatën dhe parandaluar rritjen e numrit të infektuarëve dhe jo duke fajësuar vetëm sektorë të caktuar e duke goditur vetëm biznese të caktuar. Për më tepër, nuk ka fakte dhe statistika të sakta qe vatra e virusit është Gastronomia dhe si shoqatë, ndjehemi të revoltuar nga shpifje të tilla, marrë parasysh se ne nuk veprojmë për të dëmtuar askënd kur edhe vet jemi të rrezikuar nga ky virus dhe kemi përgjegjësi ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë. Ju bëjmë thirrje që Institucionet kompetente ti gjobisin bizneset individualisht për shkelje të masave dhe rregullave, dhe jo të veprojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse”, është shkruar në komunikatë.

    Po ashtu gastronomët kanë kërkuar nga institucionet për ndihmë shtesë, si riprogramim të kësteve të kredisë, lehtësira për çasje në financa, përkrahje për pagat dhe qiratë, së paku edhe për tre muaj, shtyrje të deklarimeve dhe pagesave të tatimeve, së paku edhe për tre muaj.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Ekrem Hyseni nga LDK ka deklaruar se partia e tij e ka pranuar statusin e opozitës pas zgjedhjeve parlamentare dhe se qytetari...
    Kronika15 Mars 2025
    Një burrë është gjetura pa shenja jete në vendin e tij të punës gjatë mesnatës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren....
    Kronika15 Mars 2025
    Një person në Rahovec ka raportuar se i është vjedhur kasaforta në të cilën kishte pistoletën me 30 fishekë. Siç bëhet e...
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Ka kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, përderisa Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ende nuk i...
    Lajme15 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të...
    Vip14 Mars 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka rrëfyer për emisionin “Piranjat” se është mashtruar dhe abuzuar nga klinika mjekësore Apluss...
    Lajme14 Mars 2025
    Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes. Deri...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka theksuar se opozita nuk ka mundësi për të formuar një qeveri, pasi partitë opozitare, përveç Nismës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.