×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkumbin Demaliaj e lëshon debatin: ‘Kali’, ‘magar’, nuk rri në debat se jam në televizion publik

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, ishte i ftuar në emisionin “Debat” në RTK, ku ishin prezentë nënkryetari i OVLUÇK’së, Nasim Haradinaj, ish-ministri Dardan Gashi, ish-deputeti Milaim Zeka ku u diskutua për Hagën dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe e lëshoi debatin, pasi siç tha ai në këtë debat po flitet me gjuhën “Kali”, “Gomar”.

    Krejt ky eskalim erdhi kur nisen akuzat ndaj Veton Surroit nga Nasim Haradinaj dhe Milaim Zeka, i cili kishte deklaruar (Surroi) se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është njëfarë fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës.

    Zeka e quajti Surroin rrugaq për këtë deklaratë, ndërkaq Nasim Haradinaj tha se me fjalën rrugaq është duke e nderuar. “Ai është tradhëtar”, ka thënë Haradinaj.

    Po ashtu, ish-deputeti Zeka tha se Surroi ka bërë libër racist kundër Drenicës.

    Pastaj në vazhdim të debatit filluan Nasim Haradinaj e Milaim Zeka të përdorin fjalët “Kali” e “Gomar”.

    Dhe erdhi reagimi i deputetit Demaliaj, i cili tha se si pasojë e moskordinimit tonë kemi lejuar individë që ta sulmojnë UÇK’në, e sot përdorim fjalor si “Kali”, “Gomar”.

    “Po largona se na kemi institucione dhe këta kanë punuar ma mirë se na për secilin kundërshtim, pra për këta që po flasim sonte dhe po i fyejmë. Na i kanë ngritur krejt aktakuzat dhe nuk kemi qenë në gjendje me shkru një letër dhe për ta kundërshtuar edhe kur e ka ba raciste Drenicën por edhe me ia kontrollu edhe veprimet e tij gjatë kohës së Jugosllavisë… ata kanë punuar me letra e na i kemi fyer. Tash jemi këtu. Natën e mirë. Po largona për shkak të këtij debati Kali, Magar. Jam në televizion publik”, ka thënë Demaliaj, transmeton “Epoka e re”.

    Demaliaj paraprakisht pati përballje disa herë me Nasim Haradinaj për tema politike.

    Nga 1:20:36 mund ta shihni debatin kur deputeti Demaliaj largohet:

    https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/202859010986054/?v=202859010986054

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.