×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkon në mbi 700,000 numri i rasteve të Coronavirusit në Meksikë

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Sipas statistikave zyrtare, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga koronavirusi në Meksikë ka shkuar në mbi 700,000.

    Megjithatë, zëvendësministri i Shëndetësisë në këtë shtet ka paralajmëruar se shifra e vërtetë e të infektuarve është shumë më e lartë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

    Pavarësisht numrit të madh të rasteve, zëvendësministri Jugo Lopez-Gatell tha se niveli i përhapjes së pandemisë është duke u ngadalësuar. “Tash kemi tetë javë radhazi të rënies së numrit të rasteve”, tha ai të hënën.
    Përpos qindra mijëra të infektuarve, në Meksikë deri më tani janë regjistruar 73,697 viktima, që është një nga shifrat më të larta në botë.

    Amerika Latine është rajoni më i prekur nga pandemia me rreth 8.7 milionë persona të infektuar dhe 322,000 të vdekur. Javën e kaluar, Argjentina shënoi rekord të rasteve me mbi 12,000 të infektuar për një ditë.

    Numër të madh të rasteve kanë shënuar edhe Brazili, Kolumbia dhe Peruja, të trija në Amerikën Jugore.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu bëri të ditur sot se ushtria shqiptare së shpejti do të pasurohet dhe me 2...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u nderua sot me Çmimin Ndërkombëtar “Karli i Madh” gjatë një ceremonie në Aachen...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim të përkohshëm me Hamasin, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Mund ta...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    Lajme29 Maj 2025
    Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike...
    Kronika29 Maj 2025
    Dyshohet se një vajzë ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovës. Vajza është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike...
    Lajme29 Maj 2025
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë në detyrë e cila po vazhdon të qëndrojë në objektet qeverisëse. Ai ka thënë...
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.