Shkencëtarët në Ekuador kanë zbuluar gjashtë lloje të reja të bretkosave të shiut.
Llojet e reja u gjetën të gjitha në shpatet lindore të Andeve ekuadoriane, në dy parqe kombëtare.
Por shkencëtarët që i zbuluan ato kanë paralajmëruar se të gjashtë speciet Pristimantis u gjetën brenda një rrezeje prej 20 kilometra të zonave të shpyllëzuara.
Ata rekomanduan që të gjitha të shtohen në listën e kuqe të specieve të kërcënuara të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Ekziston një shumëllojshmëri e madhe e bretkosave Pristimantis me më shumë se 550 lloje të ndryshme që jetojnë në zona që variojnë nga Hondurasi lindor përmes Andeve deri në Argjentinën veriore dhe Brazilin.
Kolumbia dhe Ekuadori kanë pasurinë më të madhe të llojeve të këtyre bretkosave të vogla që banojnë në tokë dhe shkencëtarët mendojnë se ka shumë lloje të tjera për t’u zbuluar ende.