
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Qeverisë Hoti për shfuqizimin e masës së reciprocitetit me Serbinë.
LEXO EDHE: Kryeministri Hoti ia heqë reciprocitetin Serbisë
Qeverinë aktuale, Pacolli e ka qujtuar Qeveri të Thaçit, duke theksuar se nga sot maunët e Serbisë do të hyjnë në Kosovë me dokumente që kundërshtojnë kushtetutën e vendit tonë.
Postimi i saj i plotë:
QEVERIA E THAÇIT:
Nga sot të gjitha maunet që vijnë nga Serbia LEJOHEN të hyjnë brenda territorit të REPUBLIKËS SË KOSOVËS me:
1. Dokumente që KUNDËRSHTOJNË KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS;
2. I referohen me REPUBLIKA E SERBISË;
3. Përmbajnë çfarëdo elementi që MOHON PAVARËSINË dhe SOVRANITETIN e REPUBLIKËS SË KOSOVËS .
Shtet PA DINJITET e PA SOVRANITET.