×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërohet nga Koronavirusi ish-deputeti i PDK-së

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook lajmin se është shëruar nga Koronavirusi.

    Ai ka falenderuar mjekët për kujdesin që i kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhe ka theksuar se ata janë vlerë e pakontestueshme e kombit.

    “I gëzuar të ndaj lajmin e mirë me ju, që pas më shumë se 2 javë betejë të rëndë me sëmundjen COVID-19, tashmë jam shëruar nga virusi”

    Njoftimi i plotë i Hotit:

    Të dashur Miq,
    I gëzuar të ndaj lajmin e mirë me ju, që pas më shumë se 2 javë betejë të rëndë me sëmundjen COVID-19, tashmë jam shëruar nga virusi.Është praktikë që të ndaj me ju simptomat dhe ballafaqimin:

    Qysh në fillim kam pasur vështirësi në frymëmarrje e shoqëruar me kollë dhe humbje të tërsishme të shijes dhe nuhatjes.
    Mbi të gjitha, sipas mendimit tim efekti psikologjik ka luajtur rol të madh në shëndetin tim, si për t’mirë si për t’keq.
    Prandaj kushdo që po ballafaqohet me këtë virus, apo kushdo që e ka dikënd të afert me këtë virus, të keni kujdes në informatat e pa verifikuara, fokusohuni vetem në informatat e organeve kompetente për këtë virus (OBSH etj.).
    Shqetësimet e ndryshme janë të panevojshme dhe vetëm sa e vështirsojnë ballafaqimin me virus.

    Natyrisht që pa mantilbardhët vështirë të kalohet lehtë ky virus. Prandaj faleminderit secilit prej mjekëve, infermierëve dhe stafit të Institucioneve Shëndetësore për punën e tyre të stërlodhshme kundër virusit covid-19.
    Miku im Dr. Adriatik Berisha, Prof.dr. Idriz Berisha, Dr. Mustafë H. Loxha, Skender Shabani, nuk mjaftojnë fjalët të shpreh mirënjohjen ndaj juve për kujdesin që keni treguar nga fillimi deri në fund. Thjeshtë FALEMINDERIT nga zemra ??
    Mjekët janë vlerë e pakontestueshme e çdo kombi.Familja, miqtë, dhe të gjithë ju që më keni qëndruar pranë gjatë kësaj kohe, qoftë me një mesazh urimi, ju jeni pasuria më e madhe që unë kam.Uroj nga zemra shërim të shpejtë për të gjithë të sëmuret ??

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Lajme04 Mars 2026
    Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook. Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh...
    Kronika04 Mars 2026
    Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore. Siç theksohet në raportin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.