Specialisti i mjekësisë interne, gastroenterohepatologu Visar Zekaj ka kumtuar lajmin e mirë se ka fituar betejën me Covid-19.
“Pas përballjes tri javore me Covid 19, sot jam njoftuar se jam NEGATIV për SARS CoV 2” kështu ka njoftuar Dr. Zekaj në profilin e tij Facebook.
Ndër të tjera ka bërë të ditur dhe ecurinë e manifestimit të sëmundjes së tij me Covid-19, që nga fillesat e diagnostikimit, e deri te terapia shoqëruese e trajtimit dhe statusi simptomatologjik.
Me theks të veçantë: “Gjatë kësaj kohe kisha edhe dhimbje në pjesën e sipërme të barkut të cilat pastaj shoqëroheshin me barkqitje ujore deri 4-5 herë brenda ditës me humbje oreksi” njofton Dr. Zekaj.
https://www.facebook.com/drvisaa/photos/a.990228338033635/1434519343604530/?type=3&theater