Janë shëruar edhe 38 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus në Kosovë, duke çuar numrin në gjithsej 1.018 raste të të shëruarve.
Lajmi u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
“ Sot më 20 qershor 2020, janë shëruar 38 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste. ”, thuhet në njoftim.
Sipas IKSHPK-së, sot janë konfirmuar 75 raste të reja me coronavirus.