×
  • Lajme
  • Lajme

    Shën Gjergji po vjen, apel për qytetarët të mos mblidhen

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Kreu i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mblidhen për festën e Shën Gjergjit, më 5 e 6 maj.

    “Tanimë kur të gjithë e dimë situatën e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, ju thërrasim që të bëni shumë kujdes dhe të mos mblidheni pa nevojë, nesër dhe pasnesër, pra, në datat 5 dhe 6 maj 2020, me rastin e festës së Shën Gjergjit”, bëhet e ditur përmes në komunikate për media.

    Tutje bëhet e ditur se Latifi ka urdhëruar Inspektoratin Komunal që të bëjë vendosjen e shiritave në vendet ku kjo festë mbahet tradicionalisht, pra në fshatrat: Pataqan i Ulët dhe Dejnë.

    “Në bazë të kësaj urdhërese është i ndaluar rreptësisht grumbullimi i dy ose më shumë personave, poashtu, aktivitete të tilla në këtë kohë janë të ndaluara me rekomandim të qartë të IKSHPK-së, me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të përhapjes së virusit korona”, thuhet në komunikatë

    Gjatë këtyre ditëve, Stacioni Policor në Rahovec në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal do të jenë vazhdimisht në terren për kontrollimin dhe mbikëqyrjen e situatës, e ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë këto masa dhe kufizime, do të merren të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë gjobat mandatore dhe masa të tjera ndëshkuese, të parapara me ligjet dhe aktet nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës. “Ju bëj thirrje të vetëpërmbaheni, të keni kujdes, sepse ende ekziston rreziku i përhapjes së COVID-19 në vendet ku ka grumbullim të njerëzve. Shpresoj se kësaj radhe të na mirëkuptoni, ngase ne jemi të detyruar karshi rrethanave dhe rrezikut në të cilin gjendemi, të jemi seriozisht të kujdesshëm”, thotë Latifi.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.