×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ShBA, rritje e rasteve tëreja me COVID-19 në rreth 20 shtete

    FrontOnline
    13 Qershor 2020

    Rreziku për një valë të dytë duket më pranë sidomos në SHBA. Të dhënat e universitetit“Johns Hopkins”, flasin për një rritje të rasteve të reja me koronavirus, në të paktën 20 shtete, në dy javët e fundit. Ekspertët mendojnë se të paktën në disa raste është bërë shkak heqja e kufizimeve dhe hapja e ekonomisë, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem.

    Pas lehtësimit të kufizimeve të lidhura me COVID 19 në ShBA, në të paktën 20 shtete po vihet re një rritje të rasteve të reja me koronavirus në dy javët e fundit. Të dhënat janë publikuar nga universiteti“Johns Hopkins”, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem.

    Një analizë e mediave amerikane për të dhënat mbi testimet për të identifikuar praninë e koronavirusit, zbuloi se në 21 shtete nga e hëna, mesatarja shtatëditore e rasteve të reja për frymë ishte më e lartë se mesatarja e shtatë ditëve të mëparshme.

    Ekspertët mendojnë se të paktën në disa raste është bërë shkak heqja e kufizimeve për qëndrim në shtëpi dhe hapja e ekonomisë.

    Ndërkohë vijon puna për gjetjen e një vaksine kundër pandemisë. Njëkompani amerikane e bioteknologjisë thotë se do të fillojë provat klinike në masë të gjërë të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit muajintjetër.

    Kompania “Moderna” është duke punuar me Institutin Kombëtar të Shëndetesisë nëShtetet e Bashkuara për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19.

    ShBA ka mbi 2 milionë të infektuar prej fillimit të pandemisë, i ndjekur nga Brazili që gjithashtu do të jetë terreni i testimit për një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet nga Universiteti i Oxfordit në Britani.

    /Ora News.tv/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.