SHBA vazhdon të regjistrojë numër të madh të infeksioneve ditore me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara raportuan 46.436 raste të reja të koronavirusit dhe 1.356 vdekje të reja të lidhura me virusin të mërkurën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.
Tani Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën 5,529,824 infeksione me Covid-19, përfshirë 173,177 viktima të lidhura, njoftoi JHU.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.