×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, protestat mund të sjellin rritje të rasteve me Covid-19

    FrontOnline
    31 Maj 2020

    Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë paralajmërojnë se mund të ketë një rritje të re të rasteve me koronavirus për shkak të protestave në vend, të nxitura nga vdekja e George Floyd, afrikano-amerikanit i cili humbi jetën ndërsa u ndalua nga policia në Mineapolis. Mes protestuesve ka pasur nga ata që kanë vendosur maska, por shumë i kanë shmangur ato. Distanca fizike është e vështirë të ruhet në kushte normale, por është pothuajse e pamundur që të mbahet gjatë një proteste.

    “Do të vazhdoj ta theksoj, pasi duket sikur kjo gjë ka shumë kohë që ka ndodhur. Jemi akoma në mes të një pandemie. Kemi akoma spitale në prag të kapërcimit të kapaciteteve që kanë për të mbajtur pacientë me COVID-19”, tha guvernatori i Minesotës Tim Walz për “Associated Press”. Kryetarja e bashkisë së Atlantës Keisha Lance Bottoms vuri në dukje se pandemia po prek pakicat racore në një shkallë më të lartë.

    “Ka ende një pandemi në Amerikë që po vret afrikano-amerikanët në një numër më të madh”, tha ajo, duke përmendur se kushdo që kishte marrë pjesë në protestë këtë fundjavë në Atlanta duhet të planifikonte që testohej ndaj COVID-19. Shumë protestues shprehen të shqetësuar në raport me virusin, por thonë gjithashtu se është e nevojshme që të dëgjohen shqetësimet e tyre mbi brutalitetin e policisë dhe racizmin.

    “Jam e shqetësuar për sigurinë time, kështu që kam vendosur maskë dhe jam përpjekur të ruaj një distancë të sigurt nga njerëz të ndryshëm. Por unë jam një afrikano-amerikane që vuaj nga astma, kështu që padyshim futem tek grupet e rrezikuara nga COVID-19 që ka vrarë njerëz me ngjyrë në një shkallë shpërpjesëtuar”, thotë Diedre O’Brien, një protestuese në Uashington, D.C., për VOA-n.

    “Por ndjej gjithashtu se është e rëndësishme për mua të jem këtu e që prania ime të vihet re”, shton ajo.

    SHBA renditet vendi i parë në botë me numrin më të madh të infeksioneve, 1.7 milionë raste që nga fillimi i shpërthimit të virusit dhe me më shumë se 103 mijë vdekje.

    Studimet e fundit tregojnë se afrikano-amerikanët po vdesin nga virusi në një shkallë më të lartë sesa amerikanët e bardhë. Të dhënat tregojnë se ndërsa amerikanët me ngjyrë përbëjnë 13 për qind të popullsisë në vend vlerësohet se ata përbëjnë 25 për qind të rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në vend. Sipas të dhënave më të fundit, shkalla e vdekshmërisë tek amerikano-afrikanët është 2.4 herë më e lartë se ajo e amerikanëve të bardhë.

    Protestat në Shtetet e Bashkuara përkojnë me një lehtësim në shkallë më të gjerë të kufizimeve për distancim social./voa.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.