×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja pret zgjidhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi dhe atë të djegies së ambasadës

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    SHBA-ja pret që Serbia të zgjidhë rastin e djegies së ambasadës amerikane në Beograd dhe atë të vrasjes së vëllezërve Bytyçi, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

    Këto dy raste, kanë rënduar raportet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, për vite me radhë.“Në takimet e mia të para me ministrat e Qeverisë së Serbisë, kam biseduar për të dyja rastet. Ne kishim një dialog të hapur, duke mos lënë pas dore asnjë temë.

    Pjesa më e madhe e ndihmës që Shtetet e Bashkuara i japin Serbisë ka të bëjë me sundimin e ligjit. Ne presim që këto raste të zgjidhen dhe autorët të dënohen”, tha Godfrey.

    Ai këto komente i bëri gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje ndihme për Serbinë nga ana e Shteteve të Bashkuara, që kap vlerën e 20.3 milionë dollarëve.Ministrja për Integrime Evropiane në Qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, tha se secili proces i iniciuar do të ketë epilogun e tij.

    Ajo deklaroi se është detyrë e autoriteteve që të përcaktojnë se kush është fajtor, dhe se Qeveria e Serbisë “nuk ka qenë kurrë jobashkëpunuese kur bëhet fjalë për ato dy raste”.

    Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyçi janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit. Ata ishin shtetas amerikanë.Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Selos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.Dy policë të akuzuar për ndihmë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.

    Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.Rasti tjetër, ka të bëjë me incidentin e 21 shkurtit të vitit 2008 në Beograd, kur pas një tubimi të organizuar nga qeveria për të kundërshtuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, një grup huliganësh hodhën gurë dhe objekte të tjera ndaj ambasadës së SHBA-së, me ç’rast ishte ndezur zjarr në objektin e ambasadës. / REL/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.