×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-ja nuk do të heqë dorë nga zgjidhja e rastit të vëllezërve Bytyqi

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga kërkesa ndaj autoriteteve të Serbisë që të zgjidhin rastin e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, si dhe nga drejtësia për ta, ka konfirmuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd.

    Përmes një komunikate për media, kjo ambasadë, ka thënë se më 8 korrik është përvjetori i 21-të i vrasjes së vëllezërve Bytyqi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit.

    “Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ka pak përparim drejt hetimit efikas dhe të hollësishëm të vrasjes së këtyre shtetasve amerikanë”, thuhet në komunikatë.

    Vrasja e tyre ka ndodhur pas burgosjes dhe dorëzimit te njësitë speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në vitin 1999.

    Trupat e tyre janë gjetur dy vjet më vonë në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë nën kontrollin e njësisë nën komandën e Guri Radosavljeviqit.

    “Duart e viktimave ishin të lidhura prapa shpinës, ndërkaq në kokën e secilit prej tyre ka pasur plagë të shkaktuara nga plumbat e qëlluar në pjesën e pasme të kokës”, thuhet në komunikatën për media të ambasadës së SHBA-së në Beograd.

    Gjithashtu, në komunikatë është thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të harrojnë rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqit dhe se nuk do të heqin dorë nga lufta për drejtësi.

    “E përsërisim thirrjen ndaj autoriteteve në Serbi, të cilat me vite premtojnë ndihmë lidhur me këtë rast, që rasti përfundimisht të zgjidhet. Drejtësia për familjen e vëllezërve Bytyqi është edhe më tej një nga prioritetet e marrëdhënieve tona bilaterale me Serbinë”, ka thënë ambasada e SHBA-së në Beograd.

    Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

    Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

    Një gjykatën e qytetit të Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish-Jugosllavisë.

    Ata janë liruar nga burgu, pasi që ishin dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varrezë masive, pranë Petrovo Sello në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

    Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyçi, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.

    Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.