×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja mund të përballet me “dimrin më të errët” për shkak të pandemisë

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Një ish zyrtar i lartë shëndetësor i SHBA-së i ka thënë Kongresit amerikan se vendi mund të përballet me “dimrin e tij më të errët në historinë moderne” për shkak të koronavirusit.

    Rick Bright, ishte udhëheqës i një agjencie qeveritare që bëri përpjekje të zhvillonte një vaksinë, por u shkarkua nga posti i tij, muajin e kaluar.

    Ai ka thënë se ishte hequr nga puna për shkak të ngritjes së shqetësimeve, për mënyrën sesi SHBA-ja i është përgjigjur situatës me pandeminë.

    Rick Bright ka qenë drejtor i Autoritetit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor në SHBA.

    Ai dëshmoi para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

    Bright i tha nënkomitetit për Shëndetësinë të Dhomës së Përfaqësuesve se për shkak të “mosveprimit” nga ana e autoriteteve në fazat e hershme të pandemisë ka ndodhur “humbje të jetërave” nga koronavirusi.

    Ai tha se e kishte ngritur çështjen e mungesës së pajisjeve mjekësore në muajin janar, në “nivelet më të larta” të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), por “nuk mori asnjë përgjigje”.

    Në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi i ri janë infektuar rreth 1.4 milionë njerëz dhe rreth 82 mijë kanë vdekur.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili po bën presion që ekonomia e SHBA-së të rihapet shpejt, ka thënë se e ka shkarkuar zyrtarin amerikan pasi ai ishte një “punonjës i pakënaqur”.

    “Për mua ai nuk është asgjë më shumë se një person me të vërtetë i pakënaqur”, tha Trump të enjten para gazetarëve, duke shtuar se ai nuk e njihte personalisht zyrtarin Bright.

    Në fillim të kësaj jave, eksperti kryesor për sëmundjet infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëroi një komitet të Senatit se një heqje e parakohshme e masave të izolimit, mund të çojë në një shpërthim të përhapjes së koronavirusit. Presidenti Trump të mërkurën e çuajti paralajmërimin e Faucit si të papranueshëm. /REL

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.