×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-ja, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe (DOKUMENT)

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Marrëveshja e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike po shihet si shtrim i rrugës së arritjes ssë marrëveshjes paqësore në mes të dyja vendeve.

    Kjo e ka shtyrë deputetin e Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, që të ndërmarrë iniciativën për nominimin e qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe, njofton Klan Kosova.

    Ai sot ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan çmimet Nobel.

    “Nëse marrëveshja e nënshkruar funksionon siç synohet, tregtia dhe marrëdhëniet e hapura personale do të hapnin rrugën për një marrëveshje të ndërsjellë paqësore në të cilën Serbia mund ta njohë Kosovën, me çka do t’i jepej fund këtij konflikti të gjatë”.

    “Prandaj dua që të nominojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi I rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokumentin e nominimit të cilin e ka siguruar klankosova.tv.

    Jacobsson i cili njeh zhvillimet në Ballkan vlerëson se në procesin drejtë paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po luan rol të rëndësishëm.

    Kjo është përmbajtja e plotë e dokumentit:

    “Nominim për Çmimin Nobel për Paqe

    Në fund të viteve 1990, Evropa ishte goditur nga një luftë e përgjakshme në të cilën pjesë të ndryshme të ish Jugosllavisë po luftonin me njëra-tjetrën në baza etnike dhe fetare. Pasi përfundoi lufta, ka qenë e vështirë që të gjendet një mënyrë që do të çonte në pajtim, gjë e cila vërehet në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

    “Padrejtësitë historike dhe hidhërimi i thellë i individëve e kanë bërë të vështirë kalimin nga një paqe e ftohtë në një paqe të ngrohtë me njohje të plotë dhe marrëdhënie që funksionojnë.

    “Në vitet e fundit, ka pasur situata ku ne të cilët i përcjellim zhvillimet në Ballkan jemi brengosur se mund të ketë konflikte të reja. Prandaj është shumë me rendësi të shohësh se Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij, bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë, kanë avancuar në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike”.

    “Tregtia dhe komunikimi janë disa prej shtyllave më të rëndësishme për të kaluar nga një paqe e ftohtë në një paqe të ngrohtë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    “Nëse marrëveshja e nënshkruar funksionon siç synohet, tregtia dhe marrëdhëniet e hapura personale do të hapnin rrugën për një marrëveshje të ndërsjellë paqësore në të cilën Serbia mund ta njohë Kosovën, me çka do t’i jepej fund këtij konflikti të gjatë”.

    “Prandaj dua që të nominojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi I rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokumentin e nominimit.

    Magnus Jacobsson”.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Gusht 2025
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se disa prindër janë duke hasur në vështirësi gjatë procesit...
    Lajme27 Gusht 2025
    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, është shprehur për “Front Online” se hapja e urës së re është...
    Lajme27 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 11:00. Sipas rendit të ditës që ka...
    Të tjera
    Lajme27 Gusht 2025
    Të martën është hapur një nga dy urat e planifikuara mbi lumin Ibër të cilat lidhin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë...
    Lajme27 Gusht 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në selinë e KFOR-it në Prishtinë të dërguarin special të Francës për...
    Lajme27 Gusht 2025
    Të dhënat për gjendjen në pikat kufitare janë përditësuar para disa minutash dhe gjendja raportohet të jetë e qetë. Pritjet për të...
    Lajme27 Gusht 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-31...
    Bota/Rajoni27 Gusht 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. “Kosova zgjedh kryetarin e Kuvendit....
    Vip26 Gusht 2025
    Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Lënda...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.