×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-ja dhe BE-ja ta plotësojnë njëra-tjetrën në dialog, thotë Hoti

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se SHBA’ja dhe BE’ja duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën, kur është në pyetje dialogu Kosovë-Serbi.

    “Kur është në pyetje roli i Bashkimit Evropian dhe SHBA’së në këtë proces, ato duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën. Ashtu si ka qenë edhe në të kaluarën, gjatë fazave të ndryshme të shtetësisë së Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë, vetëm kur kemi pasur bashkëpunim të ngushtë midis BE-së dhe SHBA-së, kemi pasur rezultate të qarta dhe konkrete dhe s’duhet të jetë ndryshe as këtë herë”, ka thënë ai në një intervistë për Associated Press.

    Ai në këtë intervistë e ka përsëritur qëndrimin se bisedimet me Serbinë duhet të finalizohen me njohje reciproke.

    Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë mbajtur video-konferencë të organizuar nga shefi i BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, me qëllim të ringjalljes së dialogut, të ndërprerë që nga nëntori i 2018.

    Ata takohen në Bruksel, të enjten.

    “Po hyjmë në këtë fazë përfundimtare të dialogut, me qëllim të arritjes së njohjes reciproke dhe normalizimit të raporteve midis shteteve tona dhe ky ishte qëndrimi që paraqita”, ka thënë Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.