×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja dhe BE-ja po e përcjellin me vëmendje situatën në Serbi

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka thënë se i dënon të gjitha format e dhunës, përfshirë ato “që duket se janë sulme të koordinuara ndaj policisë”, si dhe përdorimin e tepruar të forcës nga ana e organeve të sigurisë.

    SHBA-ja po ndjek me vëmendje ngjarjet e dy ditëve të fundit në Beograd dhe qytetet tjera në Serbi dhe është thellësisht e shqetësuar me shfaqjen e dhunës, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane të postuar në rrjetin social Twitter.

    “Shqetësimet dhe debatet për atë se si një vend mund t’i shpëtojë njerëzit e tij nga pandemia më vdekjeprurëse e kohës sonë – janë çështje serioze dhe duhet të jenë pjesë e një debati të qetë dhe të arsyeshëm në nivelin kombëtar”, thuhet në reagimin e ambasadës.

    Gjatë dy ditëve të fundit në Beograd dhe qytetet tjera të Serbisë janë zhvilluar protesta të dhunshme, përmes së cilave po kundërshtohet mundësia e shtrëngimit të masave kundër pandemisë së koronavirusit.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën paralajmëroi se mund të vendoset orë policore, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Menjëherë, qindra njerëz dolën në rrugë për të protestuar.

    Por, më pas të mërkurën ai tha në një konferencë për media se qeveria serbe mbase do të vendosë që të mos ketë orë policore.Protestat, Vuçiq i quajti politike, dhe se sipas tij, ato nuk kanë lidhje me koronavirusin.

    BE: Trazirat dhe vazhdimi i dialogut nuk ndërlidhen

    Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se po i ndjek më vëmendje të madhe zhvillimet në Serbi.Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së, theksoi se u takon autoriteteve të secilit vend që të merren me vlerësimet e rrezikut të pandemisë.Ajo deklaroi se tubimet janë një e drejtë demokratike dhe themelore.Sipas zyrtarëve të BE-së, trazirat në Serbi nuk do të ndikojnë në agjendën e vendosur të dialogut Kosovë-Serbi, sepse këto dy gjëra nuk “janë të lidhura”.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të mërkurën tha se protestat synojnë të dobësojnë pozicionin e Serbisë para vazhdimit të bisedimeve me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimit Evropian.Ai të enjten ka udhëtuar në Paris, ku do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, me të cilin do të diskutojë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

    Më 10 korrik është paraparë një video-samit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kanë organizuar presidenti Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik pritet të takohen në Buksel, ngjarje kjo që do të shënojë edhe rifillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve, i ndërprerë në fund të vitit 2018.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.