Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje në vlerë të 1.5 miliard dollarëve me kompaninë Moderna, për furnizim me 100 milionë doza të vaksinës eksperimentale kundër koronavirusit.
Kjo marrëveshje është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë më 11 gusht, pavarësisht pse SHBA-ja veçse ka arritur pajtueshmëri edhe me kompani tjera për të siguruar miliona doza të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Ekipi i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për këtë çështje, është duke bërë përpjekje për zhvillim, prodhim dhe shpërndarje të vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të vitit.
Moderna, në bashkëpunim me Institutet Kombëtare për Shëndetësi në SHBA, janë duke kryer fazën e tretë të testimeve klinike dhe janë duke prodhuar disa doza, që në rast të rezultatit të suksesshëm, shpërndarja e saj të jetë më e lehtë.
Në gjithë botën janë duke u zhvilluar më shumë se 150 vaksina kundër këtij virusi, derisa 25 janë testuar edhe në njerëz, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.Më 11 gusht, Rusia është bërë shteti i parë që ka thënë të ketë miratuar vaksinën kundër COVID-19, duke e emëruar, Sputnik V.Mirëpo deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin se vaksina është e sigurt dhe efektive, janë parë me dyshim naga shkencëtarët.
Ata kanë vënë në pikëpyetje vendimin për regjistrim të vaksinës para përfundimit të fazës së tretë të testimit dhe rishikimit të rezulateve nga ekspertë të pavarur mjekësorë. /REL