×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sharr Travel” vjen me mundësinë e vitit, pushime me këste deri në 6 muaj

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Ky është vetëm një nga qytetarët që tash e 11 vite e shfrytëzon kompaninë“Sharr Travel” për udhëtime dhe për pushime drejt bregdetit shqiptar.

    Ai për “Front Online”, tha se mikpritja dhe kujdesi kanë shtyrë që ai për tërë këto vite të mos e ndërroj këtë agjenci udhëtimi.

    Tani për qytetarët si ky, “Sharr Travel” ka sjell risi.

    Drejtori i kësaj agjencie turistike, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë për “Front Online”, që muaji shtator, do të jetë muaji i zbritjeve dhe ofertave për qytetarët.

    “Muaji shtator është një muaj i cili do të jetë muaji i zbritjeve në ‘Sharr Travel’ ku prapë qytetarët e Kosovës do të jenë ata që do të përfitojnë dhe jo vetëm me oferta shumë të mirë por edhe me çmime shumë të lira. Po flasim për hotelet e kategorisë së lartë dhe për shërbime All Inclusive dhe flasim për një mundësi tjetër që për herë të parë nga agjencitë në Kosovë bëhet diçka e tillë që qytetarët përmes kësteve të mund të shfrytëzojnë pushimet e tyre në shtetin amë”, ka thënë ai.

    E përmes kësaj mundësie, qytetarët do të kenë kohë që për gjashtë muaj të paguajnë me këste për pushimin që mund ta bëjnë tani, në muajin shtator.

    “Ne kemi nxjerr tashmë në treg një ofertë për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të gjitha shtresat, pra edhe për ata të cilët nuk i kanë mundësitë e mira financiare që të paguajnë me para të gatshme çdoherë. Përmes TEB bankës ne kemi arritur një marrëveshje ku për gjashtë muaj do të kenë mundësi qytetarët të shfrytëzojnë këtë mundësi bankare, pra të shkojnë në deti sot dhe të paguajnë për 6 muaj”, ka thënë tutje Kurtishaj për Front Online.

    Sipas tij’ përmes kësaj mundësie qytetarët do ta kenë shumë më të lehtë dhe do të paguajnë më lirë për pushimet.

    “Nëse një qytetar dëshiron që t`i kalojë pushimet në ‘Grand BlueFafa’ por nuk i ka mundësitë financiare që të paguajnë cash të gjithë shumën, ai do të ketë mundësi që për vetëm 26.6 euro në muaj për 6 muaj të kalojë 4 ditë qëndrim në ketë resort fantastik turistik. Apo nëse dëshiron që t`i kalojë pushimet në Rafaello, do të ketë mundësinë për vetëm 10 euro pagesë në muaj, njëkohësisht e njëjta ofertë vlen edhe për gjysmë pansionet qoftë në Durrës në hotelet e ndryshme në AS apo në Bonita, ndërkaq kjo ofertë ka një çmim akoma më të ulët për Sarandën”, ka thënë ai. Për këso lloj mundësie, Kurtishaj njoftoi se janë në bisedime edhe me bankat e  tjera, teksa shtoi që interesi i qytetarëve është i lartë.

    Ndërsa për dëmet që ka shkaktuar pandemia në turizëm, ai tha se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.

    “Ne si Sharr Travel deri më tani i kemi të gjithë të punësuarit në punë edhe pse nuk kemi marrë asnjë lloj përfitimi apo ndihme nga shteti. Ne edhe më tutje jemi të përkushtuar për të ndërtuar bashkëpunimin me shtetin amë me të vetmin qëllim që të mbështesim edhe më tutje fushatën e nisur nga ministri i turizmit Klosi, për një fushatë këtë vit ‘pusho shqip’”, ka thënë ndër të tjera Kurtishaj.

    Ai shpreson që nga muaji shtator, do të ketë edhe qytetarë të Shqipërisë që do të vizitojnë atraksione turistike të Kosovës.

    “Edhe për muajin shtator dhe tetor kemi dal me ftesën për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që të vijnë të vizitojnë Prizrenin, Prevallën, Brezovicën, Bogën, Rugovën sepse janë vende të mira për ata pushues që duan t`i vizitojnë Bjeshkët”, ka thënë ai./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.