×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala tregon si do të zhvillohet procesi mësimor në shkollat e Prishtinës

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Komuna e Prishtinës, respektivisht drejtoria e Arsimit është mobilizuar që më 1 shtator të fillojnë mësimin me tre skenarët e nxjerra nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

    Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka treguar se në takimin online që kanë mbajtur me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin, kryetarët e komunave dhe ministrinë e Arsimit janë dakorduar që mësimi të filloj në shtator. Megjithëse ajo ka theksuar se skenari i parë për kthimin e nxënësve në bankat shkollore do të jetë vështirë i impelemntueshëm në shkollat me shumë nxënës, por që si të rëndësishme e shohin kthimin e nxënësve që vijojnë klasën e parë dhe të dytë.

    “Ne kemi pas një takim online me kryeministrin e Kosovës, kryetarët e komunave dhe me ministrinë e Arsimit e organizuar nga asociacioni i komunave të Kosovës. Ne këtë takim jemi dakorduar që mësimi të filloj me 1 shtator. MASHT tashmë veçse e ka bërë një udhëzues që në kuadër të këtij udhëzues janë tri skenarë të mësimit. Është mësimi në shkollë, mësimi i kombinuar që i bie në shkollë dhe online dhe mësimi online në tërësi. Skenari i parë do të thotë që gjithë nxënësit duhet të kthehen në bankat shkollore e që në komunën e Prishtinës dhe në qytetet ku ka numër të madh të nxënësve, është i pa implementueshëm. Mund të implementohet vetëm nëpër fshatra ku ka numër të vogël të nxënësve. Skenari i dytë do të thotë që nxënësit duhet të kthehen në shkollë, por që në kushtet e qytetit të Prishtinës, duhet të ndahet në dy pjesë klasa dhe një ditë të zhvillohet mësimi online, kurse në ditën tjetër fizikisht në shkollë. Skenari i tretë do të thotë se në rast se ka infektime të mëdha qoftë të nxënësve apo të mësimdhënësve atëherë komplet shkolla shkon në mësim online, apo nëse ka raste të shumta në shkolla atëherë, komplet shkolla shkon online”, shpjeguar ajo për Klan Kosova.

    Shkak situatës së krijuar nga COVID-19, nuk do të ketë vendime të njëjta për të gjitha shkollat, por gjithçka do të varet nga specifikat me të cilat përballen shkollat.

    Shala ka treguar edhe skenarin për mbajtjen e mësimit për nxënësit e klasave të para dhe të dyta.

    “Ndoshta do të ketë përparësi për klasat e para dhe të dyta. Kemi pas takime me drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit dhe kërkesa është që mësimi të zhvillohet çdo ditë me nga 2 orë me 45 minuta, mes dy orëve të jetë një pushim prej 30 minutash që të pastrohet ambienti dhe më pas të vjen edhe grupi i dytë i klasë që i bie që fëmijët e klasës së parë dhe të dytë të vijnë çdo ditë në shkollë. Ne do të përpiqemi që të krijojmë kushte për gjithë fëmijët prej klasës së parë deri në të pesetën, sepse kontakti me mësuesen dhe zhvillimi i orëve mësimore e ka efektin shumë më të madh, sidomos për këto mosha ndërsa për klasat tjera do të shkojmë me skenarin e dytë”, ka thënë Shala.

    Edhe pse do të jetë sfiduese meqë edhe shkollat në Prishtinë kanë numër të madh të nxënësve, megjithatë, Shala thotë se do të përpiqen të bëjmë maksimumin për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve.

    “Është shumë sfiduese sepse e dimë që shkollat e Prishtinës janë të ngarkuara, por do të përpiqemi të bëjmë maksimumin që të mobilizohemi për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve duke iu përmbajte rekomandimeve të IKSHPK dhe udhëzuesit të MAShT”, theksoi ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Ekrem Hyseni, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Podujevë i ka dalë në mbrojtje kryetarit të LDK-së, Lumir...
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar paknaqësitë e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar rritjen e partisë si një...
    Lajme19 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri  e ka konfirmuar se lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është takuar javëve të fundit me Memli...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen brenda LDK-së”, konkretisht deklaratën e Agim Veliut dhënë mbrëmë në Pressing...
    Lajme19 Mars 2025
    Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje me vendimet e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ankesat...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të liderit të...
    Lajme19 Mars 2025
    Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës ku e kishte...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Kompanitë e armëve nga ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Turqia do të përjashtohen nga një nismë e re e financimit të mbrojtjes...
    Lajme19 Mars 2025
    Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britanisë së Kosovës ka organizuar një mbrëmje, ku...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.