Ministrja e Arsimit, Besa Shahini është ndalur tek puna e shërbimit psikosocial realizuar gjatë vitit shkollor që lamë pas.
Shahini në Facebook ka shkruar se, vitin e ardhshëm shkollor do të dyfishohe numrin i punonjësve të shërbimit psikosocial.
“Me dyfishimin e numrit të psikologëve dhe punonjësve social vitin e ardhshëm shkollor, jemi të bindur se do të kontribuojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e mëtejshëm të eksperiencës shkollore të nxënësve tanë”, ka shkruar ajo.