×
  • Lajme
  • Lajme

    Sezoni i dasmave pritet të nisë më 1 korrik, nën masa të rrepta mbrojtëse

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Sezoni i dasmave dhe ahengjeve familjare në Kosovës pritet të nis më 1 korrik, nën masa të rrepta mbrojtëse ndaj përhapjes së Covid-19.

    Para hyrjes së sallave të restoranteve pritet që të vendoset një tunel dezinfektues.Kështu ka thënë për lajmi.net kryetari i Shoqatës së Hotelierëve të Kosovës, Visar Demolli.

    Demolli po ashtu ka thënë se i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse dhe se tani janë duke pritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për nisjen e sezonit.

    “Po krejt i kemi të parapara të gjitha masat me shkrim. Sot prita për takim me zyrtar të qeverisë, por meqë ke Kuvendi është shtyrë. Realisht po besojë të hënën do t’i finalizojmë. E kemi dërguar si ide duke filluar nga tunelet dezinfektues, siç janë tek spitali, por vetëm ne i kemi pak më modern. Po ashtu do ta bëjmë dezinfektimin e sallave, pasatja dorëzat, kontrolli i mallrave që do të hyjnë në restorant, që të kenë certifikatat e higjienës. I kemi paraparë të gjitha këto masa, 90 për qind e restoranteve na i kanë paranuar këto kërkesa, se nuk është së është ndonjë kosto e madhe, një restoranti diku 1 mijë e 400 euro mund t’i kushtojë. Kështu që ne si shoqatë e Hotelierëve kemi me marr masat më të rrepta dhe me rigorozë. Për sallat e dasmave është duke u bërë një far neglizhence”, ka thënë ai.

    Demolli tutje ka treguar për lajmi.net se po presin që qeveria të dal me një vendim deri më 15 qershor.

    “Ne kemi paraparë nga 1 korriku që të fillojmë, por ne kërkesën e kemi që deri me 15 qershor me dal me vendim qeveria, për shkak se e kemi lyp 15 ditshin që të kemi mundësi që të përgatiten restorantet, t’i kemi tunelet dezinfektues dhe të fillojmë më përgatitjet. Ne po presim tash të hënë maksimumi është fjala që të dalin me vendim”, ka thënë ai.

    Theksojmë se sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në vendin tonë deri më tani janë 1 mijë e 437 të infektuar me koronavirus, ku 32 prej tyre kanë vdekur dhe 928 janë shëruar.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Kronika21 Mars 2025
    Të enjten në Prizren, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarit i cili raportohet se me qëllim...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim të madh vendimin e Zyrës së Rregullatorit të...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi shkurt te varri i babait të tij, disa ditë pas vdekjes së tij. Thaçi në kurorën me lule që...
    Lajme21 Mars 2025
    Gjykata Speciale kanë konfirmuar për Gazeta Express vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderaj për të vizituar varrin e babait...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka mbërritur në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, raporton FrontOnline. Vizita e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nëse do të synojë edhe një mandat në këtë pozitë. Ajo ka thënë se për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.