Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në QKUK sërish ka ndodhur një incident ndërmjet mjekëve.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda klinikës për një incident ndërmjet dy mjekëve. Sipas burimit, mjekët dyshohet se janë përleshur ndërmjet vete edhe fizikisht.
Në këtë incident janë përfshirë Dr. Rifat Brahimaj dhe Dr. Sabjan Memishaj. I pari e ka mohuar se janë rrahur, ndërsa i dyti nuk ka pranuar të flas.
“Nuk është e vërtetë që ka ndodhur përleshje. Kemi diskutuar me ngritje toni, gjë që është normale të ndodhë, por nuk ka pas ndonjë incident”, ka deklaruar Brahimaj.
Por Gazeta ka siguruar një dokument të drejtorit të klinikës Dr. Tefik Bekteshi ku për shkak të këtij incidenti Brahimajt i është ndaluar hyrja në Kardiokirurgji.
Ndërkaq Memishaj nuk ka pranuar të flas duke e mbyllur telefonin sapo i ka treguar gazetari se për çfarë e ka telefonuar.
Në Kardiokirurgji edhe më herët pati ndodhur një përleshje fizike ndërmjet shefit Adem Grbolar dhe specializantit Endrit Shala.