Në 24 orët e fundit, 412 raste të tjera të të infektuarish me coronavirus u konfirmuan në Serbi. Nëntë persona më shumë kanë ndërruar jetën gjatë ditës së djeshme, raporton b92.
Në total, 591.350 njerëz janë testuar që nga fillimi i epidemisë, dhe janë konfirmuar 22,443 raste të infeksionit.
Në 24 orët e fundit janë testuar 11,079 persona në shtetin serb.
Në Serbi, 508 njerëz vdiqën si pasojë e infeksionit me coronavirus. Portali covid19.rs raporotn se 2.26 për qind e numrit të të infektuarit rezultojnë me vdekje.
Në Spitalet e Serbisë, 4649 persona janë shtruar dhe 185 janë duke marrë frymëmarrje artificiale.